Pa Gjurme-Ikën me tjetrën, lë grua me 5 fëmijë/E bija:Më nënën zihej, sdua ta besoj…

Описание к видео Pa Gjurme-Ikën me tjetrën, lë grua me 5 fëmijë/E bija:Më nënën zihej, sdua ta besoj…

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
I humbur prej 12 vitesh, familja Myftari është në kërkim të Bashkim Myftarit, 59-vjeçarit Dibran.
Pas një zënke me bashkëshorten Fatbardha Myftari, verën e vitit 2011, kryefamiljari del nga shtëpia në zonën e Institutit në Tiranë duke humbur më pas çdo gjurmë.
Edhe pas shumë tentativave të fëmijëve për ta ndaluar babain e tyre, ky i fundit mblodhi rrobat e tij dhe u largua duke mos e kthyer më kokën pas.
Bashkimi dhe Fatbardha janë prindër të 5 fëmijëve, ndërsa shpesh në familje kishte konflikte për shkak se kryefamiljari ishte përdorues i alkoolit.
Familjarët gjithashtu kanë bërë edhe një denoncim në polici për zhdukjen e Bashkim Myftarit, por pa asnjë rezultat deri më tani.
Pas zhdukjes së Bashkim Myftarit fatkeqësitë do të ndiqnin njëra tjetrën, kur 4 vite më parë një nga vajzat e familjes Myftari pëson një aksident, duke ecur në rrugë me bicikletë, një aksident ky që do t’i merrte jetën 29-vjeçares.
Sot pas 12 vitesh, familja Myftari janë ende në kërkim të Bashkimit, fati i të cilit ka mbetur enigmë që nga momenti kur doli nga shtëpia

Комментарии

Информация по комментариям в разработке