Horror/ "Gjeta gruan në shtrat me komshiun"/ 70-vjeçari nga xhelozia vret gruan me vajzën

Описание к видео Horror/ "Gjeta gruan në shtrat me komshiun"/ 70-vjeçari nga xhelozia vret gruan me vajzën

Emisioni "Me zemer te hapur" nga Evis Ahmeti ne News24 - 25 shkurt, 2020

Një ngjarje e pazakontë ka ardhur sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” në News24. 70-vjeçari nga Tepelena Selam Qendro ka treguar momente tronditëse nga skena e krimit të datës 4 prill të vitit 2000. Pikërisht këtu nis e gjithë historia e familjes. Burri punonte bari në mal dhe kur kthehet në shtëpi gjen gruan në krevat me komshiun. Në këtë moment, ai humbet kontrollin dhe në përleshje e sipër me burrin me të cilin gjeti gruan, gjuan me armë dhe kryen krimin makabër.

Në vendngjarje ndodhej dhe vajza 13-vjeçare, e cila në tentative për të shpëtuar nënën nga kthetrat e të atit gjen vdekjen. Komshiu largohet menjëherë duke shpëtuar nga vrasja, por Selami në gjendje të rëndë psikologjike vret gruan dhe vajzën. Ai thotë se nuk mban mend çfarë ndodhi më pas, duke përfunduar kështu tre muaj në gjendje kome. Për veprën e kryer dënohet me 25 vite burg. Pavarësisht krimit, 70-vjeçari merr guximin të rrëfejë ekskluzivisht në studion tonë aktin e xhelozisë, që i mori jetën njerëzve të shtrenjtë të familjes.

“Unë kthehesha nga bagëtitë pasi punoja bari. Kur u ktheva në shtëpi gjeta gruan me komshiun në krevatin tim, ai doli menjëherë nga shtëpia. Ishte shumë e rëndë dhe nuk u përmbajta, mirë ishte që të mos veproja kështu, dhe bëj thirrje që askush të mos veprojë kështu në një rast të tillë. Armën e kisha në shtëpi dhe e kisha me leje, e dinte policia. Kisha qenë në Gjirokastër një ditë më parë dhe unë kuptoja që ata donin të më eliminonin. Më është nxirë jeta. Herë unë, herë fëmija qëndronim në mal, shkëmbehesha me radhë. Unë kam ardhur në xhade për në Tepelenë, aty më gjeti dhe policia. Rakip Caka, ishte ai personi i cili më çoi deri këtu. Njëri nga djemtë ishte ushtar, njëri në mal, ndërsa vajzat në shtëpi! Rashë në koma tre muaj pasi ishte një ngjarje e rëndë. Familjarët e familjes Caka hanë dhe pinë me familjen e bashkëshortes time, ta marrë vesh gjithë Shqipëria dhe Tepelena”, rrëfeu 70-vjeçari.


Copyrighted by News24 Albania

---------------------------------------------------------------------------------------------------
Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme:
shorturl.at/dyO67

Комментарии

Информация по комментариям в разработке