Enver Petrovci Real(isht) - Episodi 112 (19 prill 2024)

Описание к видео Enver Petrovci Real(isht) - Episodi 112 (19 prill 2024)

Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel:    / @mirakazhani   Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al  
Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana  
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast  

Videopodcast me Enver Petrovci

Ai më tha që kishte ardhur me bindjen që kjo do të ishte intervista e fundit që jep për një gazetar.

Nuk u gëzova, sepse e pashë që e kishte nga zhgënjimi, jo se nuk do të flasë. Përkundrazi, atij nuk i rrihet pa folur atë që mendon.

Ky konstatim gjithsesi më shtyu të marr sa mundem nga rrëfimi i tij i jetës dhe në fund m’u duk sikur pashë një film a shfaqje në Teatër.

Enver Petrovci është 70 vjeç. Para se të ulemi tek Teatri, ndalojmë të pijmë një kafe, ai porositi dy njëra pas tjetrës dhe tha: - "Mira, nuk ka një pa dy. Njeriu duhet ta teprojë!"

Më pas, shkuam dhe u ulëm përballë për të folur për të që nga fëmijëria, rinia, ditët e mira dhe ato të hidhëta. Për jetën që bën një artist i madh.

Një burrë që ka jetuar jo pak, një shqiptar që ka guximin për të qenë vetvetja në një botë ku shumica rendin për të qenë si tjetri.

S`ka pak që ka kaluar një kancer, por ka parë edhe dritën, atë që e bëri të mos kishte më frikë, por sidomos përgjithmonë besimtar. Në Zot! Vetëm në Zot!

Të kuptohemi, Enver Petrovci nuk është një yll i lehtë, as për ata që e rrethojnë, takojnë, e sidomos për veten e tij. Ai ka një raport të pazakontë me jetën, një marrëdhënie me të vërtetën siç e ndjen dhe mendon.

Është një nga bisedat më reale që kam bërë, ndaj mos humbni këtë episod, kudo që jeni në Kosovë, Diasporë, apo Shqipëri!

#enverpetrovci #mirakazhani #teatri #life

Комментарии

Информация по комментариям в разработке