Liria nuk është limonadë - Fisnik Ismaili - Episodi 68 (10 Mars, 2023)

Описание к видео Liria nuk është limonadë - Fisnik Ismaili - Episodi 68 (10 Mars, 2023)

#fisnikismaili #mirakazhani #newborn #kosova #liria

Videopodcast me krijuesin e New Born në Kosovë, Fisnik Ismaili
Ne flasim shpesh për lirinë dhe në përgjithësi e shohim atë si një nocion që të jep mundësinë të bësh gjërat që do dhe lumturinë, për rrjedhojë. Po jo përherë liria është rruga drejt plotësimit të kënaqësive, ajo është edhe rruga drejt të panjohurës. Ajo mund të jetë edhe sakrificë, edhe kurajë, edhe rrëmujë, kaos, rrezik, rrëzim dhe prapë nga fillimi.

Nuk dua të bëj filozofi e aq më pak leksione lirie, por këtë puzzle e plotësova pasi takova Fisnik Ismailin. Kisha dëgjuar për Fisin dhe bëmat e tij. Një “disrupter”! 

Çfarë ishte ky njeri që mu në kulm të suksesit, ngjitjes, kish zgjedhur të ikte gjithnjë. Siç thotë ai vetë: "Jeta ime më duket një roller coaster."

Kur ishte 25 vjeç në Londër, i sapodiplomuar në multimedia dhe me një super punë për Apple, ai dorëzoi kompjuterin dhe iku në luftë për Kosovën. 

Pas luftës krijoi New Born dhe i dha shtetit të ri simbolikën me të famshme për Kosovën sot në botë. 

Më vonë iu fut politikës dhe ishte një nga aktivistët e flaktë të VV, por nuk e provoi pushtetin. Iku dhe nga aty… 

Kur ishte në opozitë, me Facebook dhe botimin satirik Pimpsons shkatërroi nervat e politikanëve. 

Nëna dhe babai e këshilluan me lot ta ndërpriste atë lojë të rrezikshme. Ai nuk i dëgjoi. Por me zhurmën e mbylljes së derës ai i dha ‘sent', sulmit të radhës. 
Ka parë miq që iknin prej tij. Ka parë klientë të ikin prej agjencisë së tij… sepse shumica jonë nuk e rrezikon komfortin për lirinë. 

Do thoni ju çfarë të tha për të gjitha këto ai? Do ta dëgjoni vetë tek link në YouTube.

Unë di vetëm që fola me një njeri që më bëri të mendoj se liria është shumë më e madhe sesa limonada që i shesim njëri-tjetrit rreth saj.

Për më shumë vizitoni: https://www.tiranapost.al/
Subscribe në "Mira Kazhani" në YouTube Channel: https://www.youtube.com/channel/UCmI_...
Na ndiqni në Facebook:   / tiranapost.al  
Na ndiqni në Instagram:   / post.tirana  
Na ndiqni në Spotify: https://open.spotify.com/show/57q7lSF...
Na ndiqni në Tiktok:   / zememirenpodcast  

#karrote #pimpsons #simpsons #tirane #prishtine

Комментарии

Информация по комментариям в разработке