Tavë kosi Elbasani nga zonja Vjollca

Описание к видео Tavë kosi Elbasani nga zonja Vjollca

#rrezedielli #reportTV
Tavë kosi Elbasani
Përbërësit:
4-6 racione mish ( dashi ose qingji)
2 lugë gjelle gjalp
2-3 vezë
5 gota kos
2 lugë gjelle miell
1 1/2 lugë gjelle oriz ( gjysmë të zierë)
kripë
1/2 lugë kafe piper të kuq
Përgatitja:
Fillimisht pastrojmë mishin dhe vendosim copat në tepsi ( kur kemi mish qingji). Vendosim në tepsi pak gjalp dhe mbi copat e mishin po ashtu nga një copë gjalp dhe shtojmë në të pak ujë. E vendosim në furrë derisa mishi të piqet, por jo të thahet në tavë, duhet të mbetet pak lëng. Nëse do të gatuajmë me mish dashi fillimisht do ti japim një zierje. Në një tenxhere me pak gjalp kaurdisim miellin, por jo ti japim ngjyrë. Shtojmë lëngun e mishit ( 1 1/2 gotë uji) e lëmë në zjarr derisa të marrë valë dhe të na formohet një salcë e trashë. E largojmë nga zjarri, e lëmë ti bjerë pak temperaturë dhe më pas shtojmë kosin, vezët e pëziera, kripën dhe I trazojmë bashkë. Në tavë hidhet orizi gjysmë I zier, vendosim copat e mishit dhe shtojmë mbi të kremin e përgatitur me miell dhe kos, vendosim disa copa të vogla gjalpi, pak piper të kuq,e spërkasim lehtë dhe evendosim në furrë në temperaturë 18 gradë Celsius.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке