Shije Shtëpie - Tavë kosi me mish qengji nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Tavë kosi me mish qengji nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1 kg mish qengji

2 lgj gjalpë

2 lgj miell

350 ml lëng mishi

1 kg kos

2-3 vezë

2 lgj oriz (gjysmë i zier)

Kripë dhe piper i zi

0,5 lç piper i kuq

Shpëlajmë orizin dhe e vendosim në ujë të valuar. E ziejmë vetëm për 7-8 min, më pas e kullojmë dhe e lëmë mënjanë. Mishin e qengjit e ndajmë në copa dhe e marinojmë pak me kripë dhe piper të zi e më pas e vendosim në tavën ku do të gatuhet përfundimisht. Shtojmë në tavë 2 gota ujë dhe e vendosim në furrë për ta pjekur (jo plotësisht) në temperaturë 180 -190 gradë për 40 min.

Shkrijmë gjalpin në një tenxhere dhe e kaurdisim miellin për 3 minuta pa i dhënë ngjyrë. E shuajmë me lëngun e mishit dhe e përziejmë derisa salca të fillojë të trashet e të bëhet kremoze. Ulim temperaturën dhe shtojmë kosin duke e përzierë ngadalë gjithmonë në temperaturë mesatare. Vazhdojmë përzierjen derisa kosi të fillojë të ngrohet (por jo të marrë valë) se pritet.

Përziejmë vezët dhe i shtojmë në tenxhere me kos duke i përzierë ngadalë. Fikim zjarrin, largojmë tenxheren, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Në tavën me copat e mishit shpërndajmë orizin gjysmë të zier e mbi të shtojmë salcën e përgatitur me kos duke lagur dhe copat e mishit. Vendosim mbi copat e mishit nga një copë me gjalpë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 190 – 200 gradë për 20-25 min. Nëse dëshironi 10 min e fundit të pjekjes mund të shtoni 1 lugë gjelle gjalpë të shkrirë me pak piper të kuq, duke e spërkatur në sipërfaqe.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке