Perria e Nevbeharit ~ poezia Sulejman Naibi, muzika tradicionale beratase

Описание к видео Perria e Nevbeharit ~ poezia Sulejman Naibi, muzika tradicionale beratase

Djersa tënde ūj trandafili
Mbi ato faqe aqë të kuqe
Mos ka çelur karafili
mbi ato buzët burbuqe.

Ka ardhur nġaha të larta vënde
Si peri në kët baġçe
Prej hijes së bukurisë tënde
Kanë mbirë lulet përmbi dhé.

Syt e tu rrin mahmurë
Një mijë fjalë pëshpëritin
S’i kupton njeriu kurrë
Pos˜e dogji shpirtin.

Xhemalin tëntë ḳur e pashë
Mes të cullufeve si ari
Pa pritur ne sexhde rashë
Siḳur u linda nġaha varri.

Linda edhe një herë nġaha nëna
Nġaha nëna e dashurisë
Andej nġaha lind djell e hëna
Në mes prehrit errësisë.

Prej veriut të ṣabaḥut
Prure ḳënġën plot avaze
O dhuratë e Allahut
Prit nġaha un ʿashk e nijaze.

Një reze më ep nġaha djelli tëndë
Një vështrim me dashuri
U habita nuk kam mendë
Seç u treta si qiri.

Shḳoj dimri erdh beharë
Xhelali këtheu në xhemalë
Naib çpo flet si i marri
Aliu në shesh ka dalë.

_______

Poezia nis si himn për Ditën e Verës, që poeti e përfytyron si perri të ardhur nga të lartat vende. Vetëm në dy vargjet e fundit shkëputet nga ky përfytyrim, e qorton veten dhe e përshkruan këtë ditë si ditëlindjen e Imam Aliut

1. Perria e Nevbeharit: vajzë e bukur, hyri, zana e pranverës, Dita e Nevruzit.
2. Mahmur: i përhumbur.
3. Xhemal: bukuri
4. Sexhde: përkulje në falje.
5. Nijaze: lutje.


Marrë nga faqja e Ajet Nallbanit
Marrë nga "Poetë beratas në shekuj " i A. Mehqemesë.

Sulejman Naibi (ndërroi jetë në 1772)

Është i dyti poet i rëndësishëm i letërsisë shqipe me alfabet arab. Mbiemri Naib, mund të lidhet, me detyrën e të parëve ose të tij si ndihmësgjyqtar. Është përfaqësuesi kryesor i atij drejtimi poetik që i ruajti lidhjet me gjuhën e popullit. Njihet edhe me mbiemrin Ramazani.
Pasardhës të tij janë familjet Fuga, që i ruajtën ndër breza vetëm emrin.

📹 Sihem Aïssa
Albanian Bektashi Tekke Detroit

Комментарии

Информация по комментариям в разработке