Përtej oqeanit ~ muzika Enris Qinami, poezia Dervish Mikeli & Enris Qinami

Описание к видео Përtej oqeanit ~ muzika Enris Qinami, poezia Dervish Mikeli & Enris Qinami

Përtej oqeanit
E aty do të mbetet
Nur e dritë Teqeja
Çirak që nuk tretet.

Me sytë e pafjetur
Rri Baba Rexhebi
Për Baba Selimin
Shenjtor qe nga djepi.

Nur Baba Arshiu
Njëqind e nëntë vjetë
Shërbeu në Teqe
Mbeti i përjetë.

Nga Baba Bajrami
Nga Baba Lutfiu
Lëshon Nur Mekami
Frymë Bektash Veliu.

Mbi kupolë të Teqes
Shqipja me Flamur
Vetë Baba Rexhebi
Del e jep destur.

Shpirti kurbetliut
Aty ka konak
Malli i Mëmëdheut
Zemrat i ndez flakë.

Kokën vej tek pragu
Marr pakez erë
Nga Baba Rexhebi
Që na sjell Pranverë.

Baba Elitoni
Ndez kandil çdo natë
Kurbetlli ta doni
Se e keni fatë.

Ju uron fakiri
Ç’do të mirë në jetë,
Qofshi plot me nure
Kandil për dy jetë.

📹 Sihem Aïssa

Комментарии

Информация по комментариям в разработке