Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë vazhduar të shënjestrojnë Iranin, dhe konflikti po zgjerohet: Izraeli goditi edhe Libanin, ndërsa raketat e regjimit Iranian kanë shkaktuar dëme e panic në Jeruzalem, Dubai e Doha. 40 raketa pretendon Teherani të ketë lëshuar vetëm mëngjesin e sotëm kundër objektivave amerikane dhe izraelite në rajon. “Pak orë më parë ka filluar vala e 17-të e operacionit True Promise 4 me lëshimin e mbi 40 raketave nga Forcat Hapësinore të IRGC-së drejt objektivave sioniste dhe amerikane”, raportoi agjencia e lajmeve Fars, duke cituar një deklaratë të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC). Izraeli ia ktheu përgjigjen me bombardime të reja sot në periferinë jugore të Bejrutit, të konsideruar bastion të Hezbollahut, pasi më herët kishte shënjestruar një lagje të kryeqytetit libanez pranë pallatit presidencial, si edhe qytetin e lashtë të Baalbekut, në lindje të vendit duke vrarë 11 persona.
Europa nuk u konsultua dhe nuk u paralajmërua për nisjen e këtij konflikti, por në luftën kundër Iranit, kontinenti i vjetër është gjithsesi i përfshirë. Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se ka vendosur të dërgojë në Mesmdhe aeroplanmbajtësen bërthamore Charles de Gaulle, teksa kryeministri britanik Keir Starmer, së bashku me Greqinë, ka dërguar anije, helikopterë kundër dronëve dhe avionë luftarakë F-16 për të mbrojtur Qipron, pas sulmit të një droni iranian ndaj një baze britanike në ishull. Ministria e Jashtme në Teheran e bëri të qartë se veprimet europiane po ndiqen me kujdes nga regjimi Iranian. “Cdo veprim ushtarak të Europës do ta konsiderojmë si akt lufte që kërkon përgjigje”, thuhet në një deklaratë të saj. Europa ështëe përfshirë edhe sepse, pavarësisht faktit që është kursyer për momentin nga haraci i gjakut, një pjesë të faturës së luftës po e paguan tashmë. Bursat europiane humbën një ditë më parë 565 miliardë euro; dëmet në sektorin ajror dhe turistik-përfshirë kompani europiane- arrijnë tashmë në 5 miliardë euro, ndërsa në fatura dhe pikat e karbiurantit, ka nisur të ndihet ndikimi te çmimet e naftës dhe sidomos të gazit (në nivelet më të larta që nga viti 2023). Irani nga ana e tij nuk jep shenja dorëzimi”: Pak pas zëvendësimit të ajtallohut të vrarë Ali Khamenei me djalin e tij, Mojtaba, Repulika Islamike Irani sulmoi një stacion të CIA-s në Ambasadën e SHBA-së në Arabinë Saudite, ndërsa agjencia po punonte për të armatosur militantë për një kryengritje kundër regjimit islamik. Goditja e dronit kamikaze Iranian erdhi vetëm pak ditë pasi agjencia e inteligjencës
kishte identifikuar vendndodhjen e Ayatollah Ali Khamenei në sulmin që i mori atij jetën. Një njoftim i brendshëm i Departamentit të Shtetit zbuloi se sulmi i Teheranit “shembi” një pjesë të çatisë së stacionit dhe “e mbushi” kompleksin me tym, sipas The Ëashington Post.Stacioni pësoi gjithashtu “dëmtime strukturore”, ndërsa personelit iu këshillua të “qëndronte i strehuar në vend”. Irani ka lëshuar në vendet fqinj që strehojnë baza amerikane raketa dhe dronë kamikazë, duke mbjellë kaos e pështjellim, megjithatë edhe SHBA reagoi me nisjen e një sulmi ndaj objektivave iraniane ku janë përdorur pikërisht mjetet pa pilotë që janë kopje të dronëve iranianë kamikazë Shahed 136.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Israel#Iran#TopChannelNews
Информация по комментариям в разработке