Shije Shtëpie – Emisioni 2 Tetor 2024

Описание к видео Shije Shtëpie – Emisioni 2 Tetor 2024

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Të ftuar:
Almeida Xhaferri: Psikologe
Arba Gramo: Farmaciste
Shkenda Lili: Dedektive
Ermelinda Hoxhaj: Gazetare

2 receta nga Zonja Vjollca
Pule e marinuar dhe e pjekur në furrë & Sallatë me patate
Pulë e marinuar dhe e pjekur në furrë

1 pulë mesatare 1.2 kg
1 limon
4 thelpinj hudhër
2 qepë masatare

-Për marinimin

4 lugë gjelle vaj ulliri
60 gr gjalp
Kripë + piper të zi
Pak rozmarinë
1 lugë kafe piper të kuq
2 lugë pure domate
2 lugë qumësht ose kos



Pastrojmë dhe thajmë pulen mirë. Në një tas bashkojmë vajin + ½ e gjalpit + kripë + piper të zi, rozmarinë, piperin e kuq, purenë e doamteve dhe pak qumësht ose kos. I përziejmë mirë me tel dore e më pas marinojmë mirë pulen. Gjysmën e gjalpit e vendosim në barkun e saj së bashku me gjysmën e limonit ose me një limon të plotë duke i bërë atij disa prerje. Lyejmë një tavë me vaj ku do të vednosim në të 4 thelpinj hudhra dhe 2 qepë të prera në dysh. Vendosim pulën mbi to e më pas e vendosim në furrë në temperaturën 220 gradë për 1 orë. Kur pula të jetë pjekur e largojmë atë në një pjatancë dhe me hudhrat dhe qepën i vendosim në një tigan. Shtojmë në të pak ujë, pak miell, 1 lugë çaji, i përziejmë sa të valojë, e kalojmë në sitë dhe formojmë një salcë që mund të shoqërojë pulen për një shije akoma më të mirë.

Sallatë me patate për shoqërimin e pulës

1 kg patate
100 gr kastravec turshi
4 vezë ( të ziera ) 10 minuta
Kripë
5 qepë të njoma
2-3 lugë majdanoz
Pak piper të kuq


Fillimisht vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta zierë. Shtojmë me pak kripë dhe pasi kemi qeruar patatet, i presim ato në kubik mesatar dhe i vendosim në tenxhere për ta zierë në 20 minuta. I përvojmë më stikdanet nëse janë zierë e më pas i kullojmë mirë dhe i vendosim në një tas, ku do të shtojmë vezët e ziera tëprera në copa ( kubik ose feta, qepët të prera në unaza ) ruajmë pak për dekor. Shtojmë majonezën, i përziejmë mirë e më pas e servirim në tas duke e dekoruar me pak qepë të njoma dhe pak piper të kuq.

Role me sfoliatë dhe kremviçe
1 petë sfoliatë
30 gr mustardë ( 2 lugë gjelle )
3 kremviçe pule ose viçi
100 gr djathë pice
4 vezë të ziera 10 minuta
3 lugë gjelle barishte, qepë të njoma
1 vezë për lyerjen e roleve

Hapin në tryezën e punës 1 petë sfoliatë. Lyejmë sipërfaqen e saj me mustardë duke lënë 5 cm e fundit të pa lyer. Aty ku do të bëhët mbyllja e rolesë. Vendosim në pjesën fillestare të petës në vijë të drejtë njëra pas tjetrës kremvicet. Mbi mustardë shpërndajmë djathin të grirë në rende. Pasi grijmë dhe vezët në rende i shtojmë ato mbi djathë, shpërndarja duhet të jetë po njësoj. Grimë barishtat, qepët në unazë dhe i shpërndajmë mbi to, duke filluar me pjatën, e rrotullojmë petën role, e më pas e presim në pjesë të barabarta me gjerësi 4 deri në 5 cm. I vendosim në një tepsi me letër pjekje, i lyejmë me vezë dhe më pas i vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 190 gradë ose 200 gradë për 20-25 min.

Të 40-at a është dekada më e vështirë për një grua?

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке