Shije Shtëpie – Emisioni 30 Shtator 2024

Описание к видео Shije Shtëpie – Emisioni 30 Shtator 2024

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

Të ftuar:

Eva Ikonomi – Graphic Designer

Romina Radonshiqi – Ekonomiste

Chrysanthi Kalogeri – Astrologe

Gazetare: Ermelinda Ndoja

Supë me pulë dhe kërpudha

300 gr gjoks pule
1 qepë të vogël
400 gr kërpudha
1 lugë gjelle gjalp + 2 lugë gjelle vaj ulliri
0.5 gotë verë të bardhë
2 lugë gjelle të mesme miell
800 ml lëng pule ose 1 litër
100 ml krem pana
2 lugë gjelle parmixhano i grirë
Kripë + piper të zi
2 lugë gjelle koper ose majdanoz


Në një tenxhere të thellë ngrohim 2 lugë vaj dhe kaurdisim mishin e pulës në kubik të vegjël hollë. Me 1 qepë të grirë hollë, derisa mishi dhe qepa të zverdhen shtojmë kërpudhat në copa afërsisht sa mishi. Vazhdojmë kaurdisim derisa kërpudhat të mos kenë më lagështirë. Shtojmë 1 lugë gjelle gjalp + hudhrat e grira dhe vazhdojmë skuqjen në temperaturë të lartë. Shuajmë mishin dhe kërpudhat me verë të bardhë dhe lëmë alkolin të avullojë. Shtojmë 2 lugë gjelle të mesme miell, e përziejmë mirë për 2 min e më pas shtojmë 800 ml / 1 litër lëng pule. I lëmë përbërësit të ziejnë në temperaturen mesatare për 20 min, kur shohim që mishi është gatuar shtojmë kripë + piper të zi + panen, djathin e grirë. I përziejmë sa të flluskojë pak dhe në fund shtojmë erzat, piper të zi, koper ose majdanoz dhe e sherbejmë të ngrohtë.

Omletë me domate dhe djathë

10 domate qershi
Gjalp + vaj ulliri
4 kokrra vezë
2 qepë të njoma
4 lugë gjelle djathë të bardhë ( të thërrmuar )
2 lugë gjelle majdanoz
2 lugë gjelle djathë pice

Në një tigan shtojmë gjalpin + vaj, vendosim në të domatet të prera në gjysëm prerje nga poshtë. I lëmë të skuqen për 3 min, e më pas në një tas përziejmë vezët me pak kripë dhe piper të zi. Shtojmë 2 qepë të holla të grira hollë dhe djathin e bardhë i përziejmë mirë dhe shtojmë vezët mbi domate. I spërkasim me pak majdanoz, vendosim kapakun për 5 min të tjera gjithmonë me temperaturë mesatare. Derisa veza të mpikset plotësisht.


Makarona me rikota dhe pistakio

320 pene
1 kavanoz salcë me rikota dhe pistakio

Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të bollshëm për ta valuar. Shtojmë makaronat të ziejnë + kripë për 12 minuta. I kullojmë, i vendosim në tenxhere dhe menjëherë i përziejmë dhe në kohë rekord gjithçka është gati.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
#chrysanthikalogeri #rominaradonshiqi #evaikonomi

Комментарии

Информация по комментариям в разработке