Shije Shtëpie - Kek me mollë, arra dhe kanellë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Kek me mollë, arra dhe kanellë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

4 vezë
1.5 filxhan çaj sheqer
1 filxhan çaj kos
1 filxhan kafe qumësht
1 filxhan çaj vaj luledielli
4-5 filxhanë çaj miell ( OLA )
1 pako pluhur pjekës
Vanilje
1 lugë çaj lëkurë limoni
60 gr arra të copëtuara
2-4 mollë
1 lugë çaj sheqer + 1 lugë kafe kanellë
Tepsi 26 cm

Në një tas përziejmë vezët me sheqerin për 5 min. Shtojmë kosin, qumështin dhe vajin. Vazhdojmë përzierjen. Fillojmë të shtojmë miellin pak nga pak + pluhurin pjekës + vaniljen dhe lëkurën e limonit. I përziejmë derisa të formohet një brumë jo i fortë por që bie nga luga. Qërojmë mollët dhe njërën prej tyre e presim në feta shumë të hollë, tjetrën në trashësinë 0.5 cm. Përziejmë arrat me brumin. Lyejmë një tepsi 2 cm me gjalpë dhe e pudrosim me miell. Shtojmë gjysmën e brumit dhe vendosim në të fetat e mollës. I mbulojmë me brumin e mbetur dhe mollët e tjera i vendosim në sipërfaqe në të dy anët. Kur të vendosim mollët i pudrosim me kanellë në sipërfaqe, që të karamelizohet gjatë pjekjes. Vendosim tavën e kekut në furrë në temperaturë 180 gradë për 40 min.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке