Shije Shtëpie - Shëndetlie me mjaltë dhe arra nga Znj Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Shëndetlie me mjaltë dhe arra nga Znj Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

5 kokrra vezë
1 gotë sheqer
200 gr gjalpë ( i tretur )
6 lugë gjelle mjaltë
1 maja kripë
700 gr miell
1 pako pluhur pjekës
200 gr arra të copëtuara
1 të verdhë vezë + 1 lugë gjelle qumësht

Sherbeti
1 kg sheqer
750 ml ujë
2 feta limon

Në një tas përziejmë vezët me sheqerin derisa sheqeri të shkrijë gjalpin + mjaltin dhe vazhdojmë përzierjen + një majë kripë. Përziejmë miellin me pluhurin pjekës ose me ( 1 lugë çaj sodë buke në mungesë ) Shtojmë miellin duar, duar në tas derisa të formohet një brumë më i trashë brumi i kekut, ku mund të nxjerrim nga tasi dhe me dorë. Pasi nuk duhet të jetë i rrjedhshëm nga luga. Shtojmë arrat e copëtuara. Lyejmë tepsinë me gjalpë dhe e nivelojmë brumin në tepsi. Dekorojmë sipërfaqen në vijëzime me ndihmën e një piruni, e lyejmë me të verdhen e vezës + 1 lugë gjelle qumësht dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 180 gradë për 35-40 minuta. Vendosim sheqerin, ujin dhe limoni në një tenxhere e përziejmë mirë dhe e lëmë të ziej vetëm 6-7 min nga momenti i vlimit. Pasi shëndetlia të jetë pjekur e lëmë të ftohet për 15 min e presim e më pas e sherbetonim.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке