Bregu: Laert Haxhiu s’është mafia, në Lushnjë i dinë krimet e tij, por nuk flasin

Описание к видео Bregu: Laert Haxhiu s’është mafia, në Lushnjë i dinë krimet e tij, por nuk flasin

#oranews #oraebetit #betinjuma

I penduari i drejtësisë Artan Tafani ka tronditur jo pak kur u mësua se sy prokuroret, Doloreza Musabelliu e SPAK-ut dhe Merita Selimi e Lushnjës, kanë qenë në shënjestrën e grupit famëkeq të Laert Haxhiut.

Pikërisht kjo çështje ishte kjo tema e diskutimit në studion e emisionit “Ora e Betit” të moderatores Beti Njuma në “Ora Neës”, ku paneli i të ftuarve komentoi mbi këto sirena alarmi mbi atë që pritet nga institucionet e drejtësisë.

Gazetari Sokol Bregu theksoi se një pjesë e vrasjeve të kryera nga Laert Haxhiu në Lushnjë i dinin të gjithë.

“Është pak i vështirë ai qytet. Ka dhe vrasje të bëra në 1997-ën, por ja që i penduari i drejtësisë nuk i di të gjitha këto. Ka dhe disa vrasje të tjera që i atribuohen atij. Dhe ja që i penduari nuk i di.

Ai ka qenë një pjesë e bashkimit të Laert Haxhiut dhe mund t’i ketë dëgjuar këto histori në tavolinë, por a do të vërtetohen ato është tjetër gjë.

Atje ka dëshmitarë plot dhe që mund të bëjnë të penduarin mësë miri, se të gjitha këto vrasje janë kryer në mes të ditës dhe nuk po flasin.

Sa e vështirë është për policinë?! Tani të shkosh në Tepelenë dhe të vrasësh për një arsye ndërsa ti nuk ke lidhje me Tepelenën, po më fal edhe policia që të mos ta lëmë pa faj. Pasi janë vrasje të vështira.

Edhe tek dosja Metamorfoza nga ajo çfarë pamë, ishte se një mik e thërret dhe e vret pa gjë të keq ka diçka që nuk shkon edhe në logjikë.

Tani kanë filluar të shikojnë edhe shumë filma dhe paraja e përdorimi i kokainës i ka çuar në këtë pikë. Se edhe Tafani përdorues i rregullt është.

Dhe tani të flasim ër vrasjen e parë që ai ka rrëfyer, cili nga ata që jetojnë në Lushnjë nuk e dinte që Laert Haxhiu e kishte bërë këtë?! Por as nuk e lidhnin dot këtë më provë konkrete, këtu pastaj është prokurori, se ia lëmë policit të gjithë fajin.

Pra mnë rastin konkret të kërcënimit të dy prokuroreve nuk kemi të bëjmë me mafian, sepse Laert Haxhiu nuk është mafia. Është një personazh i veçantë dhe 15 këta që janë në dosje nuk e njohin njëri-tjetrin, sepse frika e tij është tradhtia”, u shpreh ndër të tjera gazetari Sokol Bregu.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/vendi/bregu-la...

Follow Televizionin Ora News

Website: www.oranews.tv

Youtube http://bit.ly/2DDddtL

Facebook: http://bit.ly/2RkUN4s

Instagram   / oranewstv  

Twitter   / oranewsrtv  

Комментарии

Информация по комментариям в разработке