E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (05 maj 2019)

Описание к видео E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (05 maj 2019)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

Rasti i transmetuar në 7 Prill rikthehet edhe njëherë në seancën e ndërmjetësimit në “Shihemi në Gjyq”, por sot është Qamil Haxhiu ai që ka sjellë përballë Manushaqen, pas konfliktit të lindur për pronën e trashëguar nga gjyshi. A do të munden dy kushërinjtë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndarjen e kësaj pronë?

Gjyshi u la një pronë. Fëmijët e tij, 4 djem dhe një vajzë nuk e ndanë pronën dhe jetuan të gjithë në të pa asnjë lloj konflikti. Por situata ndryshoi tek fëmijët e tyre. Kushërinjtë sot janë në konflikt me njëri-tjetrin për një pronë e cila u takon të gjithëve në mënyrë të barabartë. Manushaqje Haxhiu, sëbashku me vëllain Enverin akuzojnë djalin e xhaxhait, Qamil Haxhiun se po përpiqet t’u marrë pjesën që u takon. Por ky i fundit e mohon një fakt të tillë, e madje pretendon se Manushaqja dhe Enveri i kanë hyrë në pjesë.

Në seancën e ndërmjetësimit të 7 Prillit, në studion e “Shihemi në Gjyq” Manushaqja kishte thirrur vëllain e saj Enverin, pasi sipas saj ai e kishte nxjerrë në mes të katër rrugëve, duke e vendosur katin e dytë të shtëpisë në emër të tij dhe duke e lënë të motrën pa pronë. Në fund të seancës Enveri pranoi që ta kalonte katin në fjalë në emër të Manushaqes. Por gjatë asaj seance, një emër i cili u përmend disa herë ishte ai djalit të xhaxhait të tyre, pikërisht Qamilit, ndaj të cilit u lëshuan një sërë akuzash. Ky i fundit, siç tregon edhe Eni Çobani, e kishte kontaktuar juristen të nesërmen e seancës në fjalë dhe kishte kërkuar një seancë të dytë ndërmjetësimi, për të thënë edhe ai anën e tij.

“Atë ditë që keni bërë emisionin ishte e mira që unë të isha prezent, për të sqaruar publikun ballë për ballë, siç jemi sot në këtë emision. Dhe unë nga ai emision mbaj mend jo shumë gjëra, por ato pak gjëra që më argumentojnë mua në letrat që kam. Këta pretendojnë se sikur unë këtyre u kam marrë shtëpinë”, tha Zoti Qamil në studio.

Kundërpërgjigja e Manushaqjes ishte e menjëhershme.

“Nuk pretendoj unë, ti më ke prerë shtëpinë mua. Më ke marrë 200 metër tokë dhe vëllait tim i ke thënë kur të bëhet pallat, unë do të marr pjesën time. Ti hiqe nga mendja se në atë truall nuk bëhet kurrë pallat. Unë atë e kam shtëpinë e vëllait të vdekur, muze do ta bëj, unë nuk e fal me florinj të ma shtrojnë, unë nuk e shes, jo më ta shemb. Ti do ta heqësh nga mendja që aty të bëhet pallat, sa të jem unë gjallë jo njëherë, ti nuk e merr dot atë truall”.

Ndërkohë zonja Eni Çobani sqaron: “Kemi një debat shumë të madh për dy prona, një pronë të blerë nga babai i zotit Qamil e cila pretendohet nga zoti Qamil që është prekur nga Manushaqja dhe Enveri, por ndërkohë problemi kryesor në fakt është toka e gjyshit, ku të 5 fëmijët e këtij gjyqi kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë aty. Për mua problemi është toka e gjyshit, kjo tokë duhet pjesëtuar. Zoti Qamil sot thotë unë si këta të tjerët dua pjesën e babait tim, por unë kam edhe një problem tjetër, pasi një tokë e blerë nga babai im në 59-n më takon me pronën e zotit Enver dhe më kanë hyrë në pronë. Por ky është një problem që nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Unë jam e interesuar për tokën e gjyshit, për të cilën zoti Qamil ka pasur edhe një prokurë nga të gjithë familjarët për të bërë aplikimin, për të marrë të gjithë dokumentacionin në emër të zotit Mexhit (gjyshi). Ju ka dhënë një pronë të konsiderueshme, ju ka thënë urdhëroni dhe jetoni, juve sot shikoni sesi jeni.

Manushaqje Haxhiu: Është trualli i babait tim.

Eni Çobani: Trualli i babait tënd është vetëm një pjesë Manushaqe.

Manushaqje Haxhiu: Shtëpia ku unë banoj është truall i babait tim. Shtëpitë ekzistuese i ka ndërtuar babai im jo gjyshi.

Eni Çobani: Edhe të vjetrën?

Manushaqje Haxhiu: Po.

Qamil Haxhiu: Vetëm 1 dhomë. 1 dhomë vetëm ka ndërtuar babai i kësaj...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке