Qofte furre me patate nga zonja Vjollca

Описание к видео Qofte furre me patate nga zonja Vjollca

#rrezedielli #reportTV
Qofte furre me patate
500 gr mish te grire
1 qepe e skuqur
100 gr buke e zhytur ( ne qumesht ose uje )
1 luge kafe kumin
1 luge kafe piper te kuq
Kripe dhe piper i zi
1 luge kafe rigon
1 veze
2 luge gjelle uje
1 kg patate
Vaj ulliri
Në një tas vendosim mishin e grire dhe qepen e prerë në kubik dhe të skuqur, hedhim bukën e zhytyr në qumësht ose ujë shtojmë kripën, erëzat ,vezën dhe 2 lugë gjellë ujë. Punojmë mirë brumin e qofteve e lejm të pushojë 30 min në figorifer.
Qërojme patatet i presim në feta , katrore ose në feta rrumbullakta
I zhysim patatet në ujë të valuar me kripë për 4-5 min, me pas i nxjerrim nga ujë i marinojmë me kripë rigon dhe vaj ulliri .
Në një tavë të lyer me vaj vendosim qoftet me pas patatet dhe i vejm në furrën e parangrohur me 200 grade për 40-45 min
I shërbejmë me sallatë

Комментарии

Информация по комментариям в разработке