Plani i Shqipërisë komuniste për Central Bërthamor. Çfarë ishte Projekti "ALB 87/ 001" | DOSJA E

Описание к видео Plani i Shqipërisë komuniste për Central Bërthamor. Çfarë ishte Projekti "ALB 87/ 001" | DOSJA E

Autor: Kreshnik KUÇAJ
Montazhi:Ergis Hasanbelli
Çdo të enjte, DOSJA E, ora 20:00 në SCAN TV

Të ashtuquajturat krizat e naftës të viteve 1973 dhe 1979, sollën në Shqipërinë e izoluar komuniste pasoja të rënda ekonomike.

Kjo krizë u shoqërua nga një krizë tjetër globale, ajo e energjisë, çka bëri që shumë vende të mendonin për burime alternative të prodhimit të energjisë.
Ashtu si vendet e tjera të botës perëndimore, edhe Shqipëria e rreshtuar në anën e vendeve lindore, nisi të mendojë për burime alternative. Një nga këto burime ishte padyshim energjia diellore.

Por më së shumti, ajo që po njihte rritje globalisht ishte energjia bërthamore e prodhuar përmes centraleve të posaçme. Në këtë garën e fundit, Shqipëria bëri përpjekje të mos mbetej pas e për këtë qëllim, ndërmori edhe disa hapa konkretë, pak të njohura për publikun e gjerë.

Por që nëse i analizojmë ato që kanë ndodhur ndër vite, mund të thuhet se Shqipëria nuk ka pasur si synim të qartë dhe të menjëhershëm zhvillimin e energjisë bërthamore, por së paku përdorimin e saj në fushën e bujqësisë dhe mjekësisë.
Për të arritur deri te ndërtimi dhe operimi i një centrali bërthamor, Shqipërisë i duhej që të niste së paku një dekadë më herët përgatitjet në mënyrë që të përgatitej stafi e të jepeshin prova se vendi do të mund të menaxhonte një teknologji të tillë.
Në këtë kontekst, Shqipëria kishte ngritur një institut të fizikës bërthamore me profesionistë, që prej vitesh kryenin eksperimente të kësaj natyre për qëllime bujqësore apo mjekësore.
Me argumentin se duhej të zhvillohej fizika bërthamore në Shqipëri njësoj si në vendet e tjera, në fillimin e viteve ’80 Shqipëria iu drejtua zyrtarisht Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, PNUD, që ta mbështeste në projektin e ndërtimit të një reaktori bërthamor që do të përdorej për qëllime shkencore.
Kërkesa u pranua në parim dhe kjo bëri që të hartohej edhe një projekt konkret nga Instituti i Fizikës Bërthamore. Projekti i parë u dorëzua në fundvitin 1982 dhe parashikonte ndërtimin e një objekti të posaçëm ku do të vendosej një reaktor i vogël bërthamor, që do të kishte në përbërje sallën e reaktorit, dhomë teknologjike, një laborator radiokimie dhe një fizike, oficinë etj.
Vlera e përgjithshme e investimit vetëm për ndërtimin e godinës speciale ishte përllogaritur 5 milionë lekë.

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web: https://bit.ly/3sfGvHc
Follow SCAN TV në Facebook: https://bit.ly/3FbRsBy
Follow Scan_tv në Instagram: https://bit.ly/3VTYCQy
Follow SCAN TV në Linkedin: https://bit.ly/3D1yQBn
Follow scan_tv në TikTok: https://bit.ly/3zbVrKz


#scantv #ekonomi #lajme #viral #trending #fyp #viralcontent #esperiment #eksperiment #mister #misteri #reactor #nuclear #energy #fizika #berthamore #tirana #shqiperia #dosjae #kreshnikkucaj #ergishasanbelli #1980 #coldwar #enverhoxha #mehmetshehu #kriza #projekti #leke #milione #story #dossier #histori #memorie #pnud #undp #generalatomics #california #nuclearenergy #trigamark #tranzicion #komuniste #godina #speciale #fizikantet

Комментарии

Информация по комментариям в разработке