Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, Itali – 26 Maj 2024

Описание к видео Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Milano, Itali – 26 Maj 2024

#edirama #milano #shqiptaretneitali #emigrant #EdiRamaneMilano
#RamaneMilano #KryeministrineMilano #KrenarperShqiperine #RamameDiasporen


Të dashur vëllezër dhe motra, shqiptarë të Italisë, jam thellësisht i prekur nga mikpritja juaj!
Dua që ta dini se më ka emocionuar tej mase vala e nxehtë e përshëndetjeve dhe ftesave të shumë shqiptarëve që më kanë shkruar gjithë këto ditë, në fakt menjëherë pasi mbaroi takimi në Athinë, për t’i vizituar atje ku janë, në të katër anët e Italisë.
Shumë faleminderit të gjithëve!
Plot prej atyre që më kanë shkruar, me siguri janë edhe këtu. Shumë, por shumë faleminderit për praninë tuaj! Por shumë e shumë të tjerë janë larg në qytete, në qyteza të tjera të këtij vendi mik.
Mirënjohje pa fund për dëshirën e madhe për të më takuar dhe një përqafim të gjithëve kudo ku janë nga kjo arenë e mrekullueshme, ku flamujt kuq e zi dhe tringjyrëshit italianë dëshmojnë me gjithë bukurinë e thjeshtësisë, lidhjen e përjetshme mes dy popujsh të cilët ndër dhjetëra shekuj i ka bashkuar një det i tërë historie, në këtë pellg të Mesdheut ku edhe është ngjizur shpirti i Europës së sotme.
Ju shqiptarët e Italisë, jeni shëmbëlltyra më rrezatuese e pararojave shqiptare të ribashkimit me Europën. Ju, jo politika, jo media, as biznesi jeni përbashkuesit më kryesorë të dy brigjeve të Adriatikut në një hapësirë të vetme marrëdhëniesh të gjithanshme.
Ju jeni fuqia më e madhe e rikthimit të Arbërisë së vjetër dhe të Shqipërisë së re në shtratin natyral të qytetërimit evropian.
Ju, emigrantët e djeshëm shqiptarë dhe qytetarët e barabartë të Europës së sotme, jeni krenaria shqiptare e mishëruar në një sukses frymëzues për misionin tonë kombëtar të bashkimit përfundimtar me Europën demokratike.
Sot, kjo duket gjëja më e natyrshme në botë, por dje, kjo dukej gjëja më e pamundur në botë. Kur ju u bëtë bartësit e fillesës tronditëse të këtij misioni historik, mbi anijet e ndryshkura të Shqipërisë komuniste, ku siç do ta thoshte po t’ju kishte parë udhëtari dhe historiani i shekullit XIX, Jakob Philipp Fallmerayer, formësuat një trup si të gjigandëve shqiptarë që prej 500 vjetësh dergjeshin mes maleve.
“E stato un albanese”. Me siguri të gjithë ata që e kanë shkelur Italinë në vitet ’90, e kujtojnë këtë zile alarmi.
“E stato un albanese”, ishte avazi që shponte veshin ku dëgjohej, qërronte syrin kur lexohej, kërruste shpirtin dhe ulte kokën e shqiptarëve në çdo mjedis, ku shqiptari duhet jo thjesht ta fshihte, por mundësisht, ta harronte fare të qenit shqiptar për t’u pranuar si njeri i zakonshëm dhe ku njeriu i zakonshëm, shqiptari në kërkim të një jete të re përmes një punë të ndershme, ndihej si një person në kërkim, për fajin e vetëm që ishte “un albanese”.
Përplaseshin dy makina; gazetat shkruanin “E stato un albanese”.
Ndodhte një grabitje, telegazetat lokale informonin: “E’ stato un albanese”.
Kryhej një vrasje, telegazetet kombëtare e fillonin me lajmin “E’ stato un albanese”.


SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке