Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë – 12 Maj 2024

Описание к видео Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Athinë – 12 Maj 2024

Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalë 1 orë e 10 minuta në Athinë përpara emigrantëve shqiptarë të Greqisë.

Në një takim të shumëpërfolur e të shumëpritur, Rama u prit me entuziazëm nga shqiptarët në stadiumin “Galatsi”, teksa policia greke kishte marrë masa të rrepta sigurie, duke angazhuar 1000 efektivë.

Në fjalën e tij përpara shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën me flamuj kuq e zi, me këngë e valle patriotike shqiptare, Kryeministri Edi Rama e vuri theksin më së shumti në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë, respektit reciprok mes dy vendeve, përmendi sakrificat që është dashur të bëjnë emigrantët shqiptarë në Greqi, foli për heqjen e ligjit të luftës nga pala greke, si dhe i bëri thirrje Kryeministrit grek Mitsotakis që shqiptarët dhe grekët si dy popuj miq e vëllezër, të jetojnë në paqe dhe harmoni mes tyre.

Në vizitën e tij në Athinë, Kryeministri Edi Rama shoqërohej nga ministra e kryebashkiakë, si dhe nga 50 gazetarë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook:   / klannews  
Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews  
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Комментарии

Информация по комментариям в разработке