Pa Gjurme- Shkon si lypsare ne jetimore,gjen te birin qe i hoqen nga gjiri(15.02.23)

Описание к видео Pa Gjurme- Shkon si lypsare ne jetimore,gjen te birin qe i hoqen nga gjiri(15.02.23)

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Humbi nga kjo jetë bashkëshortin, e vetme me tre fëmijë jetimë, Lirie Përkoxha nga Dibra guxon të emigrojë me skaf drejt shtetit italian në vitin 1999.Pa përkrahje dhe mbështetje e pamundur për të rritur të vegjëlit e saj në një kohë të vështirë për shqiptarët, ata arritën që të vendosen fillimisht nëprovincën e Casertas, në Napoli. Në njëvend tëpanjohur, pa askënd që të mund t’i priste në përpjekje për të gjetur një strehë të sigurt, ilegalisht në një vend të huaj. Fillimisht morën një shtëpi me qira, Liria punonte në të zezë, ndërsa tre fëmijët qëndronin kyçur në shtëpi. Nuk do të zgjaste shumë kur familja shqiptare pa dokumentacion të rregullt do të pikasej nga policia italiane. Kjo e fundit merr tre fëmijët duke i dërguar nëpër institucione.
Pas humbjes së bashkëshortit vite më parë, ky do të ishte një tjetër moment i vështirë për familjen Përkoxha, që do t’i ndante për së gjalli. Nëna strehohet nga murgeshat italiane, djali i madh Mehmeti 12 vjecar në një kamp për fëmijët e mitur, ndërsa dy vajzat Donika dhe Bidja 9 dh 10 vjece përfundojnë në një tjetër kamp për fëmijë.
Rrugët e të katërve u ndanë, secili strehuar në godina të ndryshme.
Këtu nis një tjetër betejë për nënën në kërkim të fëmijëve të saj.
Ajo rendi të gjejë se ku strehoheshin nga shteti të vegjëlit ndërsa arriti të parin të gjejë djalin. Ai ishte parë në oborrin e një kolegji duke luajtur, kur nëna e cila u paraqit si lypëse në dyrte e këtij institucioni arriti të hyjë brenda. E ndihmuar ga punonjëse atje ajo arriti ta marr të birin, por iu desh të ndryshojë edhe vendbanimin. Por përpjekjet vazhduan edhe më tej, pasi ende nuk kishte asnjë të dhënë për të bijat.
Për këtë ajo hapi një proces gjyqësor, ku kërkonte bashkimin me dy vajzat, por humbi të drejtën prindërore
Dyerve të gjykatës dëshira e nënës nuk mundi dot të prevalonte mbi ligjet italiane
Nënë e bir u bashkuan dhe që nga ai moment ata janë në kërkim të pjesës tjetër të humbur të familjes.
Beteja vazhdon ende edhe sot, që ditën kur ajo mësoi se të dyja vajzat ishin birësuar nga e njëjta familje në një provincë të Napolit.
Sot, që vajzat janë maxhorene kjo nënë e lirë dhe e pakushtërzuar ligjërisht për t’i kërkuar bën një apel për ndihmë.Ajo ka shpresuar gjithnjë se një ditë do të mund të takohet, nëse edhe ato e dëshirojnë një gjë të tillë. Liria mendon sot, se asgjë në jetë nuk mund ta ndajë nga dashuria e nënës për fëmijën.
Jeta për të dy vazhdoi normalisht dhe nënë e bir mundën të pajisen me dokumente të rregullta në shtetin italian. Ajo qëi ka munduar prej vitesh është fati i Donikës dhe Bides. Liria dhe i biri kërkojnë të ribashkojnë familjene ndarë padrejtësisht 23 vite më parë.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке