www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN ;
Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...
Emocione të forta në puntatën e sotme të rubrikës “Ka një mesazh për ty” në emisionin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Oriklinda Paiusco është një vajzë 35-vjeçare, shtetase italiane, por me origjinë shqiptare. Ajo jeton në Vicenza prej 28 vitesh dhe së shpejti do të bëhet nënë.
Që në moshë të vogël është birësuar nga një çift italian në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Oriklinda ka ardhur në “E Diela Shqiptare” për të zbuluar familjarët e saj, nënën biologjike dhe dy motra më të vogla. I ati biologjik i ka vdekur, ndërsa nëna e saj u martua sërish me të cilin ka dy vajzat e tjera, që në fakt janë motrat e Oriklindës.
Në studio fillimisht vjen Marinela, njëra nga motrat, e cila jeton në Vlorë ku dhe punon. Ardit Gjebrea ka menduar për një surprizë dhe e ul Marinelën tek publiku. Ndërsa motrat tjetër, Klea, në fakt jeton në Vicenza, në të njëjtin qytet si dhe Oriklinda. Por kjo e fundit nuk e di këtë gjë, madje nuk di as emrat e motrave, por vetëm të mamasë biologjike, që quhet Thëllëza.
Oriklinda na tregon historinë e saj kur jetonte në shtëpinë e fëmijës në Vlorë deri në moshën 7-vjeçare, kur dhe u birësua nga prindër italianë dhe që prej atëherë jeton në Vicenza të Italisë. Linda aktualisht është në pritje të ëmbël dhe ka thënë se nuk do që të bëhet nënë pa njohur më parë nënën e saj biologjike.
Oriklinda Paiusco: Unë doja të njihja origjinën time, sepse unë jam me origjinë shqiptare. Kam lindur në Vlorë. Jam birësuar 28 vjet më parë, por do të më pëlqente të njihja gjithsesi prejardhjen time. Prandaj kërkova ndihmën tuaj. Unë jam Oriklinda Paiusco, jam 35 vjeç. Kam lindur në Orikum, në Vlorë, dhe në vitin 1991 jam birësuar nga prindërit e mi italianë.
Ardit Gjebrea: Sa vjeç ishe asokohe?
Oriklinda Paiusco: 7 vjeç.
Ardit Gjebrea: Pra, ke humbur edhe gjuhën shqipe?
Oriklinda Paiusco: Krejtësisht. Për fat të keq.
Ardit Gjebrea: Por deri në moshën 7-vjeçare ti flisje vetëm shqip dhe kur shkove në Itali nuk dije as edhe një fjalë.
Oriklinda Paiusco: As edhe një të vetme. Asnjë. Pra, ishte mjaft e vështirë që të komunikoja me prindërit e mi, sepse ata flisnin vetëm italisht ndërsa unë vetëm shqip.
Ardit Gjebrea: Atëherë, gjatë kohës që ke qëndruar në Shqipëri, përpara se të shkoje në Itali, si ishte jeta jote dhe ku rrije?
Oriklinda Paiusco: Unë në fakt kam jetuar gjithmonë në shtëpinë e fëmijës. Nga mosha 0-3 vjeç u rrita në shtëpinë e fëmijës. Pastaj nga mosha 3-7 vjeç kam jetuar në shtëpinë e fëmijës në Vlorë.
Ardit Gjebrea: Gjatë kësaj periudhe, ç’të thonin rreth prejardhjes tënde?
Oriklinda Paiusco: Asgjë. Unë nuk mora vesh asgjë deri para 3 vjetësh kur ritakova edukatoren time, Viktorian, dhe falë asaj, e sidomos një mikeje shqiptare e cila bëri rolin e përkthyeses, zbulova se kisha prejardhje shqiptare. Unë e dija, por nuk dija si kam qenë e vogël. Pra më tregoi historinë dhe më tregoi edhe që kisha dy motra...
Информация по комментариям в разработке