E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (24 shkurt 2019)

Описание к видео E diela shqiptare - Ka nje mesazh per ty - Pjesa 2! (24 shkurt 2019)

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...

Donika ka kaluar një kalvar të vërtetë vuajtjesh me familjen e ish-bashkëshortit të saj. E sikur të mos mjaftojë fakti që ajo po rriti e vetme fëmijët në Itali, paragjykimet e ndjekin nga prapa. Opinioni i shtyn prindërit e saj që vazhdimisht t’i kërkojnë që të rikthehet tek martesa e mëparshme. Ajo ka ardhur për t’i thënë “stop” kësaj situate.

“Unë isha dhjetë vjeç, gjyshja pësoi një paralizë dhe u ndjeva shumë keq, por ashtu prapë e sëmurë kishte atë dashurinë e vet. Gjyshja ndahet nga jeta, por unë isha gjithmonë mbas gjyshes dhe prindërit mendonin se unë nuk i doja ata. Vdes gjyshja dhe bëjmë 6 mujorin e saj. Mamaja shkon për të ndihmuar një komshie aty bëjnë muhabet për të lidhur një fejesë. Unë isha 15 vjeç, ndërsa djali ishte 28, pra 13 vite më i madh dhe jetonte në Itali. Djali më takoi dhe tha këtë vajzë nuk mund ta fejoni në asnjë vend, sepse kjo do jetë e imja, pa përgjigjen time, pa praninë time. Nuk e njihja fare. I thanë që unë doja, më detyruan, komshia gënjeu dhe unë u fejova. M’u këput shpirti më keq, sesa kur vdiq gjyshja. Të nesërmen ai iku në Itali. Nuk mund ta duroja më jetën. Shkova tek shtëpia e tij që atë ditë dhe ndjenja dy javë me nipër, mbesa, kunata, vëllezër që një person i vetëm nuk ia dilte dot. Në Korrik u fejova, në Maj vjen im shoq, një javë kaloi fejesa dhe pastaj vendosëm të martoheshim. Vjehrra më thotë nëse nuk je shtatzënë do të çoj andej nga ke ardhur. Dua të shtoj familjen më thoshte. Mbeta shtatzënë në Dhjetor. Duhet të vazhdoja me analizat, kontrollohet, mirëpo një ditë ishte ditë e humbur për to, sepse duhet të shërbeja. Isha 7 muajshe dhe vjehrra për të ditur se çfarë do vinte në jetë shkuam në spital”.

“Ata donin djalë, por unë me zemër doja një vajzë. Linda njërën vajzë dhe mbeta prapë shtatzënë për të lindur një djalë, por përsëri erdhi një vajzë dhe ata e pritën përsëri më keq. Burri ishte në Itali, në lindje ka qenë vetëm 2 javë dhe më pas ka ikur. Pas dy vitesh ngela prap shtatzënë për të lindur djalin dhe fëmija i tretë erdhi djalë. Babai i fëmijëve nuk ekzistonte. Fëmijët i thërrisnin baba kunatit. Familja e burrit nuk më linin që unë të flisja dhe të përshëndesja njerëzit aty afër, sepse djali i tyre abuzonte ndaj alkoolit dhe kishte problem edhe bixhozin”.

“Linda djalin dhe e futën në inkubator, sepse ishte në rrezik për jetën, nuk më vinte askush. Isha si skllave, është shumë e rëndë, por ashtu ndiesha. Ata ishin shumë, por unë isha vetëm një. Gjashtë fëmijë nuk mund të jetonim në një shtëpi, sepse familja u shtua. Duhet të ndërtonim një shtëpi. Unë kam edhe motrën që u martua me kunatin e vogël, vjehrra vendosi që njëri nga këta duhet të kujdesej për prindërit e mi dhe donte që mua dhe burrin tim të më kthente tek prindërit, sepse atje kishte tokë dhe ndërtuam shtëpinë”...

Комментарии

Информация по комментариям в разработке