Përshëndetje dhe mirë se vini në kanalin dhe Podcastin tim të ri: Zgjimi i Shpirtit— Një udhëtim drejt vetclirimit.💫
1. Historia Ime: Kush jam un—Më Njihni më Mirë:
Unë jam Arlinda, një udhëheqëse e meditimit islam në gjuhën shqipe. Synimi im është të ndihmoj në zgjimin e shpirtit dhe udhëtimin drejt vetëçlirimit përmes meditimit islam dhe praktikave shpirtërore. Ky është meditimi im i parë islam (halal)—një udhëtim shpirtëror që kam nisur me udhëzimin e Allahut për tu ndihmuar me u va çliruar shpirtin, zemrën dhe mendjen nga peshat e së kaluarës.
2. Udhëtimi im Shpirtror për Të Vërtetën:
Unë jam një individ që ka kaluar një udhëtim të thellë dhe të gjatë, duke filluar me mësimet e Budizmit dhe meditimin. Pas një periudhe studimi të Budizmit, vazhdova edhe disa vjet të tjera të studioj thellë Biblën, por e kuptova se diçka mungonte. Kam bërë shumë punë të brendshme për t’u njohur më mirë me veten, dhe pas shumë vitesh kërkimi të vertetes, fillova të studioj Kur’anin.
Nuk po them që ka diçka të gabuar me Biblën ose Budizmin, por kam hasur shumë kontradikta, veçanërisht në Bibël, dhe kjo ishte arsyeja që vazhdoja të kërkoja të vërtetën. Gjatë dy deri në tre viteve të fundit, kam praktikuar së bashku Bibelën dhe Kur’anin në këtë kërkim. Pas gjithë këtij udhëtimi, arrita në përfundimin se Kur’ani është e vërteta.
Gjatë viteve të fundit, kam ndarë mësimet e mia rreth eksperiencës sime në rrjetet sociale TikTok dhe Instagram në gjuhën angleze, dhe kam arritur një rrjet të madh prej 136K ndjekësish. Por jam ndalur së postuari sepse nuk ndihesheshte korrekt. Nuk është çështje e numrit të ndjekësve, por e ndarjes së së vërtetës, të cilën e kam mohuar për shumë kohë. Asnjëherë nuk kam guxuar të flas për Islamin për shkak të frikës (Islamofobi) nga opinioni dhe paragjykimi i të tjerëve. Çdo herë që ndaja diçka në rrjetet sociale ndihesha fajtore për mos ndarjen e së vërtetës, që është Allahu. Që e vogël kam besuar në Zot, por nuk kam praktikuar asnjë fe. Edhe kur fillova këtë rrugëtim shpirtëror, besoja thellësisht në zemrën time në Allahun dhe lutesha, kërkoja falje dhe udhëzim nga Zoti, por prapëseprapë nuk kisha guximin të flisja hapur për Kur’anin dhe Islamin.
Së fundmi, kam çliruar këto frika (trauma) dhe jam gati të ndaj të vërtetën me botën. Tani nuk kam më frikë, sepse Allahu është me mua. Ai në të vërtetë gjithmonë ka qenë me mua dhe më ka udhëhequr në këtë rrugëtim, por unë e kam vonuar momentin për shkak të frikës sime.
Besoj se gjithçka ndodh për një arsye dhe se Allahu më ka formuar dhe modeluar për t’u bërë personi që Ai më ka zgjedhur dhe dëshiron të jem.
Tani jam gati, sepse kjo ndihet më shumë se e saktë, dhe gjithashtu tani jam e bindur në vete dhe kam mësuar shumë nga eksperiencat e mia.
Kjo është një urdhër nga Zoti dhe unë jam plotësisht e përkushtuar ndaj Tij… Besoj se ky është vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time. Alhamdulilah!
3. Çfarë përmbajnë shërbimet që ofroj?
Përmes sesioneve të mia, un ndihmoj njerëzit të përjetojnë paqen e brendshme dhe lidhjen me Allahun duke përdorur metoda të thella meditimi, dhikr, dhe vetëdije të plotë shpirtërore.
Meditimet që do udhëheq përfshijnë balancimin e mendjes, trupit dhe shpirtit, si dhe praktika për clirimin e traumave dhe qetësimin e shpirtit.
Në këtë rrugëtim shpirtëror, shpresoj të ndaj me ju frymëzimin tim dhe të krijojmë së bashku një hapësirë ku mund të përjetojmë fuqinë e Tij për çlirim, lehtësim dhe afrim më të thellë me Allahun.
🤲 Përmbajtjet më të reja dhe të dobishme për shpirtin tuaj:
📌 Tahaxhudi: Mrrekullit e Allahut pas mesnate:
➡️ Shiko videon • MRREKULLITË E ALLAHUT PAS MESNATE - N...
📌 Lutja për të vdekurit dhe parardhësit tanë:
➡️ Shiko videon • LUTJA PËR TË GJITHË TË VDEKURIT DHE P...
📌 Rukje për msysh dhe shërim nga sihri:
➡️ Shiko videon • RUKJE PËR MSYSH, ME EMRIN E ALLAHUT E...
📌 8 faktorët që pengojnë lutjet tuaja:
➡️ Shiko videon • 8 FAKTORËT QË PENGOJNË LUTJET TUAJA‼️...
📌 Meditim Islamik për hapjen e zemrës:
➡️ Shiko videon • MERR BEKIMET E ALLAHUT — HAPJA E ZEMR...
📌 Meditim me afirmime nga Kurani për paqe dhe forcim shpirtëror:
➡️ Shiko videon • MEDITIM ME AFIRMIME INKURAJUESE NGA K...
📌 Meditim Islamik për çlirimin e traumave:
➡️ Shiko videon • CLIRO TRAUMAT ♡ MEDITIM I UDHËHEQUR I...
📌 Meditim për shërimin e fëmijës të mbrendshme
➡️ Shiko videon • TAKOE DHE SHËROE FËMIJËN TË MBRENDSHM...
💫 Abonohuni tani dhe bëhuni pjesë e një udhëtimi shpirtëror që do të ndryshojë jetën tuaj! Çdo pëlqim, koment dhe abonim ndihmon këtë kanal të rritet dhe të ofrojë përmbajtje më të dobishme për të gjithë.
Hashtags:
#MeditimIslam
#ÇlirimiTraumave
#FuqiaEKuranit
#UdhëzimiHyjnor
#ShërimShpirtëror
#MeditimGuiduar
#PaqeShpirtërore
#BesimIslam
#UdhëtimShpirtëror
#DituriaEAllahut
#KuranMeditation
#Kuranishqip
#MeditimIslam
#Dhikr
#MeditimiUdhehequrIslam
#QetesiShpirterore
#BekimetEAllahut
#HapjaEZemres
#Lutjeshqip
Информация по комментариям в разработке