Uniko - [Dritehijet e vrasjes se Mond Çekiçit] nga ngjarjet e '99 deri ne vitin 2019 (22 Mars 2021)

Описание к видео Uniko - [Dritehijet e vrasjes se Mond Çekiçit] nga ngjarjet e '99 deri ne vitin 2019 (22 Mars 2021)

Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si Mond Çekiçi, u ekzekutua në një atentat të mirëorganizuar mëngjesin e ditës së shtunë në Durrës. Ishte ora 08:40 e datës 20 Mars 2021, kur makinës së Mond Çekiçit iu zu rruga nga një tjetër automjet në lagjen Nr.16 të qytetit bregdetar.

Ishte një automjet “Mercedes S Class” ngjyrë e zezë që qëndronte në krah të makinës “Mercedes ML” të Edmond Koçit. Ky i fundit ishte ulur në sediljen e pasagjerit në vend të parë.

Autorët nxorrën armët dhe filluan të qëllonin me breshëri në drejtim të 43-vjeçarit duke e lënë të vdekur në vend. Ndaj tij u derdhën plot 37 plumba kallashnikovi. Ndërsa shoferi i Çekiçit u largua me vrap sapo pa armët në duart e vrasësve. Ai shpëtoi dhe nuk pësoi asnjë lëndim. Në dëshminë e dhënë në polici, shoferi i Emond Koçit tregoi dinamikën, por u shpreh se vrasësit nuk i identifikon dot për shkak se mbanin maska.

Pas ekzekutimit, në zonën e Sukthit u gjet Mercedesi S Class i përdorur nga vrasësit. Kur hetuesit mbërritën aty, automjetit ishte në flakë, ndërsa të dyshuarit ishin larguar në drejtim të paditur. Brenda makinës së autorëve u gjet një automatik AK 47, ndërsa targat e mjetit rezultuan se ishin të vjedhura në Tiranë.

Nga dinamika e vrasjes dhe mënyra e ekzekutimit, hetuesit dyshojnë se ekzekutorët janë profesionistë. Policia dhe Prokuroria vijojnë punën me hetimet në disa pista për të identifikuar vrasësit, por dhe porositësit. 20 persona u shoqëruan pas ngjarjes, por u lanë të lirë pasi nuk dhanë asnjë informacion të vlefshëm.

Viktima Edmond Koçi ose Mond Çekiçi ka qenë anëtar i bandës së Durrësit, njeri i afërt i Lul Berishës dhe mik i ish-kunatit të këtij të fundit. Ai ishte person me precedent të mëparshëm penal. 43-vjeçari ishte arrestuar 1 vit më parë për armëmbajtje pa leje dhe më pas ishte lënë i lirë me argumentimin se ishte infektuar me Covid-19. Edhe në vitin 2009 ishte arrestuar dhe dënuar me 2 vite burgim për të njëjtën vepër penale. Ai konsiderohej nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë.

Për herë të parë zyrtarisht si i lidhur me bandën e Durrësit, emri i Edmond Koçit përmendet nga ish-anëtari i kësaj bande dhe i penduari përpara drejtësisë, që më pas mori dhe statusin e dëshmitarit të mbrojtur të drejtësisë, Adriatik (Dritan) Coli.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve ai e lidh emrin e Edmond Koçit me përgatitjen para vrasjes së Edi Ongarit ngjarje kjo e ndodhur në datën 5 Korrik 1999 në qytetin e Durrësit. Sipas dëshmisë së Colit, Mond Çekiçi kishte shërbyer si informator në vrasjen e Ed Ongarit.

#Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке