Pa Gjurme-Vajza i vdes tek dera e burrit, nëna shpërthen në akuza/ Dhëndri ndërpret emisionin

Описание к видео Pa Gjurme-Vajza i vdes tek dera e burrit, nëna shpërthen në akuza/ Dhëndri ndërpret emisionin

#odetadume #pagjurme #reportTV
‘’Lali, mami po fle gjumë’’, ishin këto thirrjet e dëshpëruara të vajzës 3-vjeçare që kërkonte ndihmë vëllait për nënën, Irma Maliqi e cila gjendej e shtrirë në tokë pa shenja jete nw tualet.
Dashurie Nasufi, gjyshja e dy miturve ka dyshime për vdekjen e së bijës… ndaj me një plagë në zemër kërkon përgjigje…
Ishte data 19 gusht 2023 kur Irma u kthye nga puna atë pasdite dhe në mbrëmje do të shkonte në një festë pune. Mori vajzën e saj të vogël 3 vjeçare për të bërë dush… e këto do të ishin momentet e saj te fundit. Djali i vogël kthehet në shtëpi për të pirë ujë pasi ishte duke luajtur me shokët.
Ai dëgjon të qarat dhe të bërtiturat e motrës së tij dhe përpiqet të hap derën, por ajo ishte e kyçur. I frikësuar vrapon te fqinjët për të kërkuar ndihmë… Fqinjët hapin derën duke thyer xhamin dhe menjeherë telefonojnë autoambulancën dhe policinë. Por nëna e dy fëmijëve kishte ndërruar jetë tashmë…
Bashkëshorti i Irmës nuk kishte qenë në shtëpi atë ditë dhe ishte ai që lajmëroi nënën e Irmës për vdekjen e saj… E atë pasdite ajo kishte ndjerë një therje në zemër, pasi vetëm e telefononte vajzën, por asnjë përgjigje nga ana tjetër e telefonit. Nënë Dashurie ishte shumë e lidhur me vajzën e saj.
Irma i takonte çdo ditë prindërit dhe kujdesej për ta. E ndërsa sot për atë janë vetëm disa kujtime të largëta… kujtime që më shumë e lëndojnë zemrën e saj sepse sot ajo nuk e ka vajzën pranë…

Комментарии

Информация по комментариям в разработке