Pa Gjurme-Dëgjon zërin e ishit, lë studion me ngashërim/39-vjeçarja: Nuk do e fal kurrë (2.11.23)

Описание к видео Pa Gjurme-Dëgjon zërin e ishit, lë studion me ngashërim/39-vjeçarja: Nuk do e fal kurrë (2.11.23)

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Pas afro 20 vitesh dhunë, vendos t’i japë fund martesës ndërsa ka mbetur rrugëve në mëshirë të fatit bashkë me 5 fëmijët e saj. Kjo është drama e Blerina Isufajt një nëne të dhunuar nga Berati.
Familja e martoi në vitin 2004 pa dëshirën e saj me Saimir Shahun nga një fshat i Kucovës. Që në fillime të martesës Blerina Isufaj u përball me dhunën nga i shoqi, ndërsa këtë gjë e mbante në heshtje dhe nuk i tregonte askujt. Ishte viti 2006 kur në jetë vjen vajza, e cila sërish nuk mundi të ndryshojë asgjë nga sjellja e babait të saj. Kështu ndodhi edhe me ardhjen në jetë të 4 fëmijëve të tjerë.
Edhe pse Saimir dhe Blerina u bënë prindër të 5 fëmijëve, asgjë nuk e ndali dhunën, ndërsa 39-vjeçarja e falte gjithmonë për hir të tyre.
Saimiri ushtronte dhunë mbi të shoqen për shkak të xhelozisë që kishte dhe konflikteve që lindnin në familje për shkak se ai luante lojëra të fatit.
Dhuna ndaj Blerinës nuk kursehej as në sy të fëmijëve të cilët kanë qenë prezent kur babai i tyre e ofendonte dhe e gjuantë nënën.
Për këtë situatë Blerina ka kërkuar ndihmën e uniformave blu, por nuk ka mundur të gjejë asnjë zgjidhje dhe është detyruar të durojë të gjithë torturat.
Shtatori i 2022 do të shënonte fundin e kësaj martese ndërsa Blerina iu drejtua gjykatës për divorc. Kjo gjë erdhi pasi 39-vjeçarja zbuloi se lekët e dëmshpërblimit që Saimiri mori nga vdekja e të vëllait në Greqi, i shpenzoi të gjitha në lojëra fati. Një shumë prej 36 mijë euro të shpenzuara në kumar për Blerinën do të ishte fundi i botës, ndërsa ajo dhe fëmijët vuajnë për bukën e gojës.

Në shkurt të këtij viti gjykata zgjidhi martesën e çiftit Shahu, ndërsa që prej atij muaji ata sërish jetojnë nën të njëjtën çati, mes konflikteve të vazhdueshme pasi Blerina dhe 5 fëmijët nuk kanë ku të shkojnë. Pak ditë më parë ajo dhe fëmijët ku më e madhja 17 dhe më i vogli 7 kanë fjetur rrugëve, ndërsa Saimiri i nxorri nga shtëpia.
E rrezikuar dhe e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj, Blerina Isufaj kërkon ndihmën e emisionit “Pa Gjurmë”

Комментарии

Информация по комментариям в разработке