Pa Gjurme-E pazakontë/ Ëndrra e 51-vjeçares për të mbetur shtatzanë, burri i sëmurë në shtrat kërkon

Описание к видео Pa Gjurme-E pazakontë/ Ëndrra e 51-vjeçares për të mbetur shtatzanë, burri i sëmurë në shtrat kërkon

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Historia e Vida Vatës me origjinë nga Shkodra është një histori ndryshe nga të tjerat, që janë trajtuar në emisionin Pa Gjurmë.
51-vjeçarja ka një kërkesë të pazakontë…
Në luftë me kohën… ende pa kaluar në menopauzë, kerkon të realizojë dëshirën e cdo gruaje, të behet nënë.

Ishte viti 2017 kur Vida u njoh me 56-vjecarin Leondard Kusho nga Saranda. Per te hedhur pas gjithcka, nisi një jetë të re me dëshirën e madhe të sillte në jetë fëmijë…të kishte familjen e saj. Perpjekjet e ciftit per t’u bere prindër deshtuan ndër vite. Pas disa kontrolleve rutinë, Vida, keshillohet nga mjeket se ne pamundësi të arritjes së një shtatzanie, ajo mund të kryente Fekondim In-Vitro.

Përvec dëshirës së madhe që ka për t’u bërë nënë, Vida kërkon që të gëzojë edhe familjarët e saj, pasi asnjë nga motrat dhe vëllezërit nuk ka gëzuar dot fëmijë në jetë. Ajo do të lumturojë bashkëshortin dhe prindërit sa janë gjallë, per t’i bere dhe ata gjysher.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке