Kush e sjell gjithë këtë drogë? Si përgjigjet Artan Hoxha

Описание к видео Kush e sjell gjithë këtë drogë? Si përgjigjet Artan Hoxha

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Këtë të hënë në emisionin “Opinion” në Tv Klan është diskutuar për sasinë e fundit të drogës e cila u gjet në portin e Durrësit. Gazetari Artan Hoxha tregon se ai ka patur rastin të flasë me personat që merreshin me këtë trafik dhe ka treguar se problemi më i madh i tyre është ta marrin sasinë e kokainës pa kaluar në skaner.

Ai tregon me detaje se si operojnë këta trafikantë dhe se cilët janë portet më të rëndësishme për të kaluar këtë sasi kokaine. Sipas tij porti i Durrësit nuk është një nga portet e rëndësishme, por trafikantët e përdorin këtë port pasi kalimi i kokainës është shumë më lirë se në vendet e tjera.

Blendi Fevziu: Kush e sjell gjithë këtë drogë?

Artan Hoxha: Një nga lëvizjet e fundit që kam bërë, duke përfshirë edhe Dubain që isha tani, kam pasur rastin të flas direkt me personat që merreshin me këtë trafik dhe një nga problemet që ata kishin ishte skaneri, skaneri në Shqipëri është një kompani që ka qenë edhe në Amerikë, një kompani që është e vështirë. E gjithë lufta bëhet ta marrësh pa kaluar në skaner. Rasti tjetër, i 17 Korrikut, ne arrestuam policët se mungonin 49 arka bananesh. Por unë kam informacion se aty ka qenë 1 ton e 20 kile duke u nisur nga pesha standarde prej 17 kilogramësh që ata kanë. Trafikantët më të mëdhenjtë shqiptarë që janë sot edhe ata që u gjetën në Ekuador, edhe ata në Kolumbi edhe ata që u gjetën në Dubai thanë se portet kryesore ku ata fusin sasitë e mëdha të kokainës, nuk është Durrësi por janë porti i Anversës, i Roterdamit dhe i Hamburgut. Pse këto porte? Se janë shumë të mëdha, janë të vështira për tu kontrolluar dhe aty ti mund t’i kalosh sepse ti aty je afër tregut. Ajo është sasi kokaine që shitet në tregun e Bashkimit Europian, nuk shitet në Shqipëri. Në rastet kur ajo vjen në Shqipëri është sepse tarifa që ata paguajnë në portin e Durrësit, për ta nxjerrë kokainën nga porti. Në qoftë se në Roterdam apo në Anversë ai paguan 25% , 30 apo 40%, në Shqipëri ti paguan vetëm 300 mijë Euro. Sigurisht që ai kontejner është hera e parë që brenda në arka gjenden 34 kilogram. Zakonisht kur futet brenda në ngarkesë sasia është shumë më e madhe se kaq./tvklan.al

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке