Rreze Dielli - Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana

Описание к видео Rreze Dielli - Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel nga zonja Albana

Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel

Për krepat:
1 gotë ujë
1 gotë qumësht
1 gotë miell
3 vezë
3 ls vaj
Pak kripë
Pak sheqer

Për mbushjen:
1 pako kremviçe
1 qepë mesatare
1 fç salcë domate

Për beshamelin:
3 lgj miell
3 lgj gjalpë
2 kokrra vezë
500 ml qumësht
100 gr djathë i butë pice
Kripë, arrë moskat

Përziejmë të gjithë përbërësit e brumit të krepave bashkë. Lyejmë tiganin me pak gjalpë dhe hedhim krepat me garuzhde duke i skuqur nga të dy anët. Përgatisim kimën me kremviçet e grira në blender, qepë të grirë imët dhe salcë domateje. Mbushim krepat me kimën, i mbështjellim në formë zarfi dhe i vendosim në një tavë. Në fund shtrojmë beshamelin sipër krepave duke e spërkatur me djathë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 20 minuta.

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania  

Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval  
Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al  
Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom  
Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom  

#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme

Комментарии

Информация по комментариям в разработке