Rreze Dielli - Emisioni 9 Tetor 2024, Receta/ Impotenca, trajtimi natyral/ ’Ftesa’ stop bullizmit!

Описание к видео Rreze Dielli - Emisioni 9 Tetor 2024, Receta/ Impotenca, trajtimi natyral/ ’Ftesa’ stop bullizmit!

Zonja Albana solli tre sugjerime recetash plot shije për teleshikuesiet e “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa në furrë të mbushura me kimë kremviçeje dhe beshamel / Lakër e stufuar / Kek me hurma dhe banane.

Impotenca seksuale, 15 % e meshkujve në moshë të rritur në Shqipëri ankohen për këtë problem. A ka shërim? Në lidhje me këtë problematikë sa shëndetësore aq dhe psikologjike flasim në studion e "Rreze Dielli" me nutricionistin e njohur Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike. Si përkufizohet impotenca dhe cilat janë shkaqet e zakonshme të saj nga një këndvështrim holistik? A ka lidhje impotenca me moshën? Çfarë roli luajnë faktorët psikologjikë në impotencë? Si mund të ndikojë dieta dhe ndryshimet e stilit të jetesës në funksionin erektil? A ka ndonjë suplement bimor që është efektiv për trajtimin e impotencës? Cilat janë trajtimet natyrale që rekomandon eksperti i mjekësisë holistike Altin Joka për impotencën.

Një ndër faktorët ndikues në impotencë është edhe përdorimi i alkoolit. Por cilat janë rreziqet e tjera për shëndetin fizik që lidhen me konsumimin e alkoolit? Si ndikon alkooli në shëndetin mendor? Ka disa mite dhe keqkuptime për përdorimin e alkoolit, psh "një teke esëll të bën mirë për zemrën, apo pak alkool përditë me kafe të bën mirë" e shumë të tjera... Si qëndron e vërteta? A ka metoda holistike për detoksifikimin nga alkooli dhe sa efektive janë ato? Nutricionisti Altin Joka, ekspert i mjekësisë holistike tregon në Rreze Dielli, 'recetat' për pastrimin e organizmit nga alkooli nëpërmjet kombinimit të bimëve dhe ushqimeve.

Bullizmi është kthyer në një fenomen tepër të hapur, që ka prekur pothuajse të gjitha shoqëritë, jo vetëm në Shqipëri. Por çfarë po ndodh kryesisht me fëmijët dhe adoleshentët, si mund ta luftojmë këtë fenomen? Flasim në studion e “Rreze Dielli” me Eglantina Tuka, Regjisore dhe skenariste e cila sapo ka përfunduar realizimin e filmit “Ftesa”, i cili prek fenomenin e bullizmit në shkollë, ku marrin pjesë vetë fëmijët. Bisedës në studio i bashkohen dhe dy nga fëmijët protagonistë në film, Jornis Ballcaj dhe Viktoria Cirogu, të cilët tregojnë nëse janë ndeshur me bullizmin dhe në jetën e tyre reale në shkollë. “Ftesa” është një film që ndjek historinë e Alexit, një djalë i ri dhe shembullor që përballet me sfidat e bullizmit në shkollën e re. Me mbështetje të pakushtëzuar nga familja, Alex gjen forcën për të përballuar çdo pengesë. Si do të arrijë ai të ndryshojë mendimin e shokëve të tij dhe të krijojë një atmosferë të re në klasë? Si një akt i thjeshtë mund të sjellë një ndryshim të madh

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/

Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania  

Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval  
Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al  
Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom  
Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom  
Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom  

#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme

Комментарии

Информация по комментариям в разработке