Zhdukja e të riut në Kukës/ Babai: Dy burra të panjohur po e kërkojnë djalin në fshat- Pa Gjurmë

Описание к видео Zhdukja e të riut në Kukës/ Babai: Dy burra të panjohur po e kërkojnë djalin në fshat- Pa Gjurmë

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Meledin Adili është një 26-vjeçar nga fshati Borje i Kukësit, i cili u raportua i zhdukur nga familjarët e tij më datë 4 shtator 2022. Ai u nis për të mbledhur boronica si çdo ditë tjetër për të siguruar jetesën në Bjeshkët e Sharrit të Kosovës, por humbi gjurmët në mënyrë të mistershme dhe ende sot e kësaj dite nuk është kthyer në shtëpi.
Meledini doli së bashku me disa shokë dhe në bjeshkë u nda prej tyre. Këta të fundit u kthyen në shtëpi për shkak të kohës së keqe, ndërsa 26-vjeçari dyshohet se ka humbur rrugën për shkak të mjegullës së dendur. Ai ka patur me vete edhe një aparat celular, por pas zhdukjes ai telefon rezultoi i fikur, duke e bërë të pamundur lokalizimin me GPS.
Personi i fundit që e pa Meledinin është kushëriri i tij Dëfrim Alija, i cili e ka këshilluar të mos e kalojë kodrën që të nxjerr në tokën e Maqedonisë së Veriut. Kërkimet u shtrinë në fshatin Brod të Komunës së Dragashit, por asnjë gjurmë. Pak ditë pas humbjes autoritetet gjetën edhe disa rroba në bjeshkët e Maqedonisë së Veriut ku gjithashtu janë shtrirë kërkimet, por u zbulua se ato nuk i përkisnin Meledinit.
Për zhdukjen e tij familjarët kanë bërë denoncim në policinë shqiptare dhe kosovare, por deri më tani nuk ka asnjë të dhënë për të. Mjegulla dhe terreni i vështirë me shkëmbinj e humnera e kanë bërë shumë të vështirë operacionin e kërkimit, por nuk kanë munguar qentë nuhatës dhe dronët për të mundësuar pamje nga ajëri.
Ndërkohë shoku i Meledinit, që vazhdimisht shkonin bashkë për të mbledhur boronica, ka treguar detaje nga zhdukja e tij dhe nga kërkimet që janë bërë nga fshatarët e zonës që nga dita kur u raportua i zhdukur.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке