Ish-burri e akuzoi për tradhti, gruaja: Më theu karrigen në kokë (Pj.2)

Описание к видео Ish-burri e akuzoi për tradhti, gruaja: Më theu karrigen në kokë (Pj.2)

Emisioni "Me zemer te hapur" ne News24 nga Evis Ahmeti
17 janar, 2019

Pjesa 1
"Gruan e kapa me një tjetër, iku nga shtëpia e më la 2 fëmijët" Rrëfimi i burrit: Dua t’i mbaj Pj.1
   • "Gruan e kapa me një tjetër, iku nga ...  

Dy ditë më parë, 45-vjeçari nga Durrësi Lulzim Merja rrëfeu në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News24 se është braktisur së bashku me dy fëmijët nga bashkëshortja e cila sipas tij ka ikur pasi nuk do më të jetojë me të.
Martesa midis tij dhe gruas është bërë në vitin 2006. Një vit më pas erdhi në jetë fëmija i tyre i parë vajza e cila aktualisht është 11 vjeç, nga kjo martesë lindi më vonë edhe djali i cili aktualisht është 5 vjeç. Sipas 45-vjeçarit prej kohësh në familje kishin nisur debatet të cilat vinin për shkaqe ekonomike por edhe për arsye të tjera që lidheshin me mungesën e sinqeritetit nga ana e bashkëshortes.
Debati që shkaktoi largimin e gruas nga shtëpia ndodhi në 16 shtator të 2018 në mbrëmje rreth orës 23:00. 45-vjeçari vuri re se bashkëshortja e tij komunikonte nëpërmjet rrjeteve sociale me dikë tjetër ku shkëmbenin sipas tij edhe biseda intime.
Ky ishte dhe shkaku që pas debatit të fortë gruaja rreth orës 23:00 të mbrëmjes u largua nga shtëpia pa asnjë sqarim. Në emision 45-vjeçari kërkoi kujdestarinë e fëmijëve dhe përballje me bashkëshorten e cila sipas tij nuk ka komunikim as me familjarët e saj.

Por një version krejt tjetër të lidhjes së tyre dhe problemeve ka rrëfyer gruaja sot në studio, raporton “BalkanWeb”.
Ajo tha se është detyruar të ikë nga shtëpia pas dhunës sistematike të bashkëshortit që i ka thyer edhe karrigen në kokë. Gruaja 34 vjeçe tha se i ka kërkuar ish-burrit të vijë sot në studio për t’u përballur por nuk pranuar. Ndërkohë që ky çifti është divorcuar njëherë në vitin 2012 por gruaja e ka falur dhe ka vazhduar bashkëjetuesin e saj.
Gjatë këtyre viteve ajo ka marrë urdhra mbrojtje për shkak të dhunës dhe madhe në trupin e saj janë fotografuar shenjat e dhunës së bashkëshortit.
Gjatë gjithë bisedës në studio, gruaja ka folur mes lotësh me duar që i dridheshin.
“I jam lutur që të vijë dhe të kishim një ballafaqim dhe nuk ka pranuar. Më kontrollonte për çdo gjë. Bashkëshorti më detyroi të ndërmerrja këtë veprim”, tha ajo.
E reja, nënë e dy fëmijëve u kap në dhjetor në Kapshticë pas denoncimit të burrit se ishte zhdukur.
“Po është e vërtetë. Doja të ikja. Ku do i çoja fëmijët. Më mirë thashë të vuaja pak vetë e t’i rregulloja punët. Jam martuar pa bërë 19 vjeçe. 20 vjeçe kam lindur gocën. Jemi martuar me shkuesi.
Hera e parë e dhunës ka qenë kur ishim fejuar e po luanin. E grica padashje dhe plasi debati i madh, plasi dhuna. Në familjen time nuk ka ekzistuar dhuna, unë e fala sepse e doja, isha e re 17 vjeçe”, rrëfeu ajo, shkruan “BalkanWeb”.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке