Pa Gjurme-Burrë e grua ia ‘mbathin’/ Familja e frikësuar: Na njoftuan të mos i kërkonim

Описание к видео Pa Gjurme-Burrë e grua ia ‘mbathin’/ Familja e frikësuar: Na njoftuan të mos i kërkonim

#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
8 vite pa asnjë lajm, 2 familje me zemër të ngrirë kërkojnë ndihmën e emisionit ‘Pa Gjurmë’ për gjetjen e çiftit Gjoni, të cilët kanë humbur kontaktet nga Kanadaja.
Nazmi Gjoni nga Kavaja dhe Mereme Gjoni nga Durrësi u martuan në vitin 2013, ndërsa të dy jetonin përtej kontinentit në Kanada. Ata shpeshherë ruanin kontaktet me familjen nëpërmjet letrave dhe telefonatave. Gjatë këtyre kontakteve çifti shprehej i mërzitur për shkak të largesisë. Ishte 18 prilli i vitit 2015 kur Meremja për herë të fundit ka kontaktuar me të motrën Shpresa Kuqin, me anë të rrjetit social Messenger. Gjithashtë 43-vjeçarja kishte kontaktuar edhe me të atin të cilit i kishte pohuar se për shkak të disa problemeve për disa kohë nuk do të mund të flasin. Në po atë ditë edhe 55-vjeçari Nazmi Gjoni foli për herë të fundit me të motrën Vjollca Bekën të cilës i pohoi të njëjtën gjë, se për disa kohë do të shkëpusnin kontaktet për shkak të një problemi, por pa treguar më tepër detaje. Ai do të ishte kontakti i fundit mes çiftit Gjoni dhe familjes së tyre pasi që nga ajo ditë ata nuk janë bërë më të gjallë.
Por familja Gjoni përveç Nazmiut ka edhe një tjetër djalë të humbur, Sokolin.
Të dy vëllezërit emigruan drejt Italisë gjatë eksodit në vitin 1990. Pasi qëndruan bashkë për 6 muaj, rrugët e tyre u ndanë kur Nazmi Gjoni u zhvendos në Kanada, ndërsa Sokoli në Gjermani, ku u martua me Enkeledën po nga Kavaja, me të cilën u bënë prindër të dy fëmijëve.
Në vitin 2004 fatkeqësisht babai i tyre, Idrizi ndërroi jetë, ndërsa po në atë vit, pas 5 muajsh ata humbën edhe nënën Ikballe Gjonin, por askush nga dy vëllezërit nuk ishte prezent. 4 vite më pas në vitin 2008 Sokoli kthehet në Shqipëri, ndërsa pas një debati me të vëllanë ai largohet sërish.
Sokoli u nis drejt Italisë tek e motra Vjollca Beka, në Milano ku qëndroi 1 natë. Në një gjendje të rënduar, të nesërmen ai niset sërish drejt Gjermanisë, ku më pas shkëputi çdo kontakt. Sot familjarët janë në kërkim të tyre dhe në kërkim të një të vërtete. Çfarë ndodhi me fatin e vëllezërve Gjoni?

Комментарии

Информация по комментариям в разработке