Noka nxjerr videon: Shehaj e Balluku dashuri virtuale. Çfarë do ndodhë të hënën në protestë

Описание к видео Noka nxjerr videon: Shehaj e Balluku dashuri virtuale. Çfarë do ndodhë të hënën në protestë

Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së, në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24 tha se përgjatë këtij viti është bërë gjithçka për të ringritur dhe bashkuar partinë.

“Kemi pasur shumë vakuum për shkak të mosprezencës së Kryetarit të PD-së, Sali Berisha, për shkak të arrestit shtëpiak. Tashmë jemi të çliruar plotësisht, të lehtësuar në punët tona”, tha Noka.

Përsa i takon seancës plenare të dy ditëve më parë, ku deputeti demokrat, Noka pati një konfrontim fizik me kolegun e tij, Agron Shehaj, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së tha se seanca e së enjtes ishte projektuar nga Partia Demokratike si betejë me Rilindjen në një pikë që është thelbësore, tatimi mbi profesionet e lira.

“Ne kemi bërë një betejë të egër për të mbrojtur profesionistët e lirë dhe i kemi prirë kësaj beteje edhe në Gjykatën Kushtetuese ku fituam. Tani ne na del opozita e opozitës, që përdoret nga mazhoranca, që të mos zhvillohej kjo betejë”, tha Noka.

Ai tha se Shehaj, opozitari i opozitës, nuk lejoi të fliste as kryetarin e opozitës, Sali Berisha. “Z. Shehaj nuk kishte asnjë qëllim që të fliste në seancë, ai donte të bllokonte seancën me një kauz ‘fake’.

Noka tha se Shehaj e dinte që interpelanca nuk zhvillohej sepse nuk e lejonte rregullorja e Kuvendit, pasi ishte konsumuar nga PD. “Ku ishte Shehaj kur protestonin qytetarët për aksin Thumanë-Kashar? Askund nuk ishte”, tha Noka.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке