Po Visi ku është? Belina Pupa zbulon pse i kaloi pushimet vetëm këtë verë

Описание к видео Po Visi ku është? Belina Pupa zbulon pse i kaloi pushimet vetëm këtë verë

Vera e gjatë në Shqipëri e Belina Pupës ka përzierë punën e pushimet, por ka pasur edhe mungesën e gjysmës tjetër të saj. Ndryshe nga herët e tjera, Elvis Pupa nuk e ka shoqëruar gjatë këtij udhëtimi të zgjatur. Siç shpjegon ajo në programin “Rudina” në Tv Klan, gjithçka ka qenë mospërputhje axhendash.

Belina  Pupa: Unë kam ardhur që në qershor këtu, ishte një udhëtim më shumë për punë filloi sesa për pushime dhe do të kthehesha në Australi,  kam ardhur të rri për dy javë. Po si në Shqipëri që thonë jo po kjo puna, është mbyllur televizioni, është shtuar për në shtator e gusht, ndenja më gjatë se familja më erdhi kështu që këtë vit e kam kaluar shumë në jug, shumë në veri. Kam 3 muaj në Shqipëri, e kam kaluar gjysmën në jug, gjysmën në veri.

Rudina Magjistari: Paske bërë super pushime!

Belina  Pupa: Kam bërë, duken sikur kam bërë 3 muaj pushime por faktikisht ai laptopi im i shkretë vjen gjithkund me mua me vete dhe unë një orë me familjen, tre orë me konsultat dhe shkruanin njerëzit “po boll se le nam, shko te burri yt në shtëpi”. Jam për punë, nuk kam ardhur vetëm për...  duket se bëjmë qejf.

Rudina Magjistari: Po pse, burrin e ke në Australi?

Belina  Pupa: Po, atje dhe tani kam filluar çdo ditë e mezi po pres.

Rudina Magjistari: Si ka mundësi që s’erdhi me ty?

Belina  Pupa: Sepse ashtu i kemi pasur punët këtë vit, ai nuk vinte dot, unë nuk shkoja dot.

#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! #belinapupa #gezimtushi

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Комментарии

Информация по комментариям в разработке