Lirikë Kuksiane 4 - Ani mor ti djalë

Описание к видео Lirikë Kuksiane 4 - Ani mor ti djalë

1. Nanë e mori Nanë
Në këtë këngë del në pah marrëdhënia dy-palëshe mes vajzës dhe nënës. Nëna dikur ka qenë vajzë dhe për këtë arsye ajo njeh shumë mirë tashmë peshën që mosha ka në pjekurinë dhe maturinë e njeriut. Vajza, e pamundur të gjejë e përgatisë pajën, kërkon ndihmë tek nëna. Nëna e këshillon dhe nga ana tjetër vë në dukje menaxhimin e gabuar të kohës nga ana e vajzës duke përdorur vazhdimisht pjesën mohuese “mos” (mos rrijshe t’u lujt; mos rrijshe n’dollap; mos rrijshe n’kojshi). Në këto rrjeshta del në sipërfaqe dhe gjendja e rënduar ekonomike e familjes dhe vendit (po vijn krushqt me m’marr, s’kam dajri me u dhan).


2. Ani mor ti djalë
Komplimentat janë shumë të rëndësishme në një marrëdhënie afatgjatë, aktive dhe të qëndrueshme. Për herë të parë kemi një rrjedhë me kah të kundërt të komplimentit, ku vajza i shpreh publikisht simpatinë djalit dhe jo e anasjellta siç ndodhte/ndodh zakonisht. Ajo zgjedh detaje të jashtme të aparencës së djalit për t’i vënë në pah publikisht dhe me guxim si tufat e sahatit apo tufat e shamisë. Interesante është dhe vendet më të zakonshme të pikë-takimeve të tyre: Bajraku dhe Xhamia.


3. Me kan si Lulija plasi te ko
Përgjithësisht e qara ka qenë një pjesë e pandashme e dekorit të ceremonisë së daljes së nuses nga shtëpia. Ajo dalëngadalë me kalimin e kohës u kthyer në një steriotip gjinor që po i largohej funksionit të parë fiziologjik, pra njeriu qan kur ka ngarkesë emocionale, kur mërzitet, kur pikëllohet dhe jo domosdoshërisht këto emocione mund të provohen në ditën kur një vajzë bëhet nuse. Steriotipi që qarkullonte më shpesh ishte që nëse një nuse nuk qan ditën kur del nga shtëpia ajo nuk po mërzitet për të shtëpisë dhe rasti më i keq gjykimi lidhej me karakterin e saj duke e përshkruar dhe etiketuar si një njeri të ftohtë e të pandjeshëm. Në këtë mënyrë shumë nuse “kujdeseshin” që të qanin atë ditë. Në tekst përmendet Lulija, një emër i zakonshëm vajze që bazën e fjalës e merr nga një element pranveror i natyrës, lulja (Lulija). Shkalla sipërore e pasojës së të qarës sipas këngës është plasja. Njeriu mund të nisi të qajë, mund të qajë më shumë, mund të mbufatet, të meket ndërsa këtu bëhet thirrje dhe apel që pasoja të arrijë nivelin më të lartë, plasjen (Me kan si Lulija plasi te kô).

©zani.al / Arben R Vata

Комментарии

Информация по комментариям в разработке