Lirikë Kuksiane 3 - Hajt ta lidhim besën me një fije kashte

Описание к видео Lirikë Kuksiane 3 - Hajt ta lidhim besën me një fije kashte

1. Hajt ta lidhim besën me një fije kashte

Besa, ky element i qëmotshëm i marrëdhënieve njerëzore që lundron mes shekujve ka gjetur forma të ndryshme të të shprehurit dhe të prezantuarit. Besa si një shfaqje prematurë e insititucioneve të sotme ligjore që garantojnë rregullimin e marrëdhënieve njerëzore ka gjetur hapësirë dhe në këngët lirike. Kjo marrëveshje e përbashkët, ky premtim, ndahej mes grupeve të ndryshme sociale, si mes djalit dhe vajzës para se të lidhnin kunorë, mes dy miqve, mes vrasësit dhe familjes së viktimës etj. Kashta është një nënprodukt bujqësor që është përdorur për qëllime të ndryshme si ushqim për kafshët, karburant, ndërtimin e dyshekëve apo për prodhimin e produkteve tradicionale si shportë, çantë, kapele etj. Për shkak të lidhjes së fortë me natyrës, shkallës së lartë të përdorimit dhe të formës së saj lineare kashta në tekst është përdorur për qëllime estetike.

Të vetëdijshëm për rolin e “tjetrit” në jetën e tij në këtë këngë lirike shprehet qartë dhe influenca që nusja do të kishte në jetën e re të dhëndrrit. Në këtë këngë lirike, si rrallë herë kemi përdorimin e shakasë, një shaka e gradës së parë dhe një shfaqje shumë të lehtë të autoironisë (Nanën do ta due sikur e kam dasht, sa ta marr un lulen Nanën e qes jashtë). Dhëndrri “paralajmëron” mes shakasë që nusja do të lëvizë ujërat në atë shtëpi, aq sa ky i fundit do të qesi nanën dhe babën jashtë.


2. A t’erdh keq oj nuse zoja

Ngacmimi dhe sulmet ndaj nuses në tekstet e këngëve të dasmave lumjane zënë një ndër kapitujt më intrigues dhe të çuditshëm në të gjithë krijimtarinë dhe oazin kulturor të zonës. Nusja në këto vargje paraqitet e zënë ngushtë, e ngushtuar, disi e mekur dhe që ka vështirësi të artikulohet. Përpos kësaj paraqitet dhimbja e vajzës për largimin nga shtëpia e nënës dhe kjo sipas traditës kryhet vetëm pasi merret leja e Babës dhe e Dajës. Në këtë këngë flitet dhe për kreditet sociale të nuses, e cila me ironi tashmë quhet një “Zojë”. Pra ajo ka kaluar nga statusi social cucë devojkë në nuse zonjë (A t’erdh keq oj nuse zoja).



3.Ore vlla i motrës

Dhëndrri këndohej edhe nga motra, ku kjo e fundit e quan top sheqeri dhe i kujton pjesën e të veshurit të rrobave të dasmës por në një mënyrë solemne duke përcaktuar dhe detyrat e prindërve në këtë proces (vish tirqit me gajtan, po t’bën nana dhandërr – ven kapuçin përmbi sy, po t’bën baba dhandërr). Tirqit dhe gajtani ishin pjesa më e rëndësishme e kostumit të dhëndrrit.

©zani.al / Arben R Vata

Комментарии

Информация по комментариям в разработке