Infermieri rrogë në shtet pa punuar, shet ilaçe privatisht. Favorizohej nga drejtori - Fiks Fare

Описание к видео Infermieri rrogë në shtet pa punuar, shet ilaçe privatisht. Favorizohej nga drejtori - Fiks Fare

Infermieri i fshatit Plezhë në Njësinë Administrative Bushat nuk shkon në punë edhe pse paguhet rregullisht. Madje në orarin e punës në shtet ai punon për një depo farmaceutike.
Ky infermier duhet të shërbejë çdo ditë në fshatin Plezhë, pasi puna e tij është në terren, por vetë komuniteti të cilit duhet t'i japi përkujdesje shëndetësore nuk e njeh.

Fiksi e ndoqi disa ditë me radhë ku pa se infermieri nuk paraqitej në vendin e punës në fshatin Plezhë, por bënte punë private atë të shitjes së ilaçeve për një depo farmaceutike.

Na ballafaqim me Fiksin ai e mohon thotë se punën private e bënte me anë të telefonatave, por jo të mungonte nga puna si infermier. edhe pse një ditë më parë ai u takua në orarin zyrtar të punës me gazetar të Fiksit që u hoqën si të interesuar për hapjen e një farmacie. Infermier Canja u tregoi çmimet e ofertat që kishte depoja që ai punonte. Ditën e nesërme që u përball me Fiksin tha se kishte marrë lejë tek drejtori i tij.

Drejtori i Qendrës Shëndetësore Bushat, njëkohësisht edhe mjek në tre fshatra shmangu takimin me gazetarët duke i gënjyer e duke ju shmangur pyetjes se favorizonte infermierin që ndërkohë që duhet të ishte në krye të detyrës në shërbim të komunitetit, punonte privatisht në një depo farmaceutike.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Комментарии

Информация по комментариям в разработке