Te “Hani i Çepit” në Xhyrë, destinacioni që nuk duhet humbur!

Описание к видео Te “Hani i Çepit” në Xhyrë, destinacioni që nuk duhet humbur!

Te “Hani i Çepit” në Xhyrë, destinacioni që nuk duhet humbur!

Teks:
Në Librazhd ndodhet një fshat i bukur, i rrethuar nga natyra e jashtëzakonshme por dhe destinacione turistike që nuk i gjen në vend tjetër.
Fshati Xhyrë... i njohur për historitë e ndryshme historike e po ashtu edhe për rrugën Egnatia, ku dhe sot e kësaj ditë duken gjurmët e vjetra, një pikë kyçe e cila lidhte Romën me provincat më të largëta.

Destinacionet turistike janë me dhjetëra, si gruri i bletës, qyteza, kalaja, e sigurisht do të shihni dhe qytetarë të cilët kanë hapur gropa të mëdha me qëllim për të gjetur flori. Një vend i cili kohët e fundit ka tërhequr qindra vizitorë vendas por edhe të huaj. Fshati i kishte të gjitha, përveç një vendi ku turistët donin të çlodheshin nga eksplorimi i vendeve të bukura të fshatit Xhyrë.
Për këtë mendoi Hekuran Cepi.

Ai ka një biznes ndërtimi, por ëndrra e tij ishte që të investonte në tokën e babit në vendlindje, të ndërtonte një HAN të madh, e ku të kishe gjithçka që dëshiroje, ushqim tradicional, akomodim me fjetje me kushte moderne, e po ashtu vende çlodhëse në natyrë. Sot ju prezantoj Hanin e çepit, vendin më të bukur që mund të gjeni në të gjithë zonën e Librazhdit.

Sink

Sot Hani i Cepit ka marrë pamjen që Hekurani e ka menduar prej vitesh, por ai kërkon që ta zhvillojë, të bëjë akoma investim. Pasioni për këtë biznes e ka bërë të përkushtuar ndaj çdo detaji të vogël. Aq sa babai i tij nuk mendoi asnjëherë se vendi i tij që ishte veç me peme të bëhej vendi më i preferuar nga turistë të tuaj dhe vendas.

Sink babai...

Rruga është ajo që e ka munduar më shumë Hekuranin, ai ka ndërtuar të gjithë segmentin që çdo mjet i vogël të vijë deri te Hani i cepit.

SINK..

Pra, në mes gjelbërimit dhe ajrit të pastër, me një shërbim mjaft të mirë, elementi kyç patjetër që janë gatimet tradicionale, të gatuara nga kuzhiniere të trajnuar vetëm për recetat speciale të restorantit.

Si psh, MISH KECI NE SAC MISH QINGJI NË SAC, SOFRA E HANIT, SHPALLULL VIC E SHUME SPECIALITET TË TJERA.
SINK...

Akomodimi i miremenduar deri në detaje, ambiente të bollshme, kushte bashkëkohore, e pajisur me të gjitha elementet e nevojshëm, ku pas një dite intensive duke parë vendet me të bukura të fshatit, ju mund të kaloni një natë të qetë te Hani i cepit.

Sink...

Natyra në fshatin Xhyrë ka bërë mrekullinë, u ka falur burimet ujore, toka pjellore, por me ndihmën e njerëzve si Hekurani fshati mund të mbushet plotë e përplot me turistë, e kështu ekonomia e zonës mund të ndryshojë.

Unë isha dhe e pashë nga afër, duke filluar që te marrja e qengjave dhe kecave, deri te gatimet ne saç të cilat ishim mjaft të shijshme. Mirëpo ajo që e bën unik Hanin e Cepit janë çmimet low kost, të arsyeshme nga ku fëmijët tuaj do të luajnë dhe argëtohen teksa ju shijoni drekën apo darkën më gatimet speciale.

Ju ftoj në xhyrë, aty Hekurani ju pret te hani cepit me stafin e tij te mrekullueshme dhe te talentuar.
Sepse një fundjave në Xhyrë, me besoni se do ta mbani mend gjatë.

VIDEO E REALIZUAR NGA #danielmucaku #HANIICEPIT #XHYRE

Комментарии

Информация по комментариям в разработке