Parajsa e gangsterëve: Si DUBAI po i dorëzon më në fund lordët e tij të krimit / Cartel, në Top News

Описание к видео Parajsa e gangsterëve: Si DUBAI po i dorëzon më në fund lordët e tij të krimit / Cartel, në Top News

Dubai është bërë një lloj Meke për të gjithë llojet e individëve në kërkim.
Në media dhe televizione, shohim pafund raporte që tregojnë se si Dubai është bërë një strehë për oligarkët dhe kleptokratët.
Për vite me radhë, Dubai ka pasur gjithashtu një histori të gjatë të mbrojtjes së kriminelëve evropianë, vecanërisht të atyre që kontrollojnë tregtinë e kokainës. Me qëndrimin e tij të dobët ndaj kompanive guaska dhe rregulloreve, si dhe me mungesën e marrëveshjeve të ekstradimit, Emiratet e Bashkuara Arabe u bënë shtëpia e lordëve të mëdhenj të drogës, të atyre që njihen si super kartele.

Dubai është bërë tani një vend banditësh, trafikantësh dhe kriminelësh...Duket, sikur qyteti përrallor i thotë atyre: Jeni të mirëpritur këtu bashkë me paratë e drogës...sillni sa më shumë.

Vetëm në vitet e fundit, perandoritë e drogës e krimit kanë filluar të bien, pasi operacionet e koordinuara nisën të shkatërronin trafikun e kontrabandën. Por, në shumë raste edhe nëse kriminelët arrestohen, ata në fund lirohen.

Një operacion i madhe në nëntor të vitit të kaluar në Dubai coi në arrestimin e gjashtë mbretërve të kokainës. Tani, dy prej tyre - narkotrafikanti boshnjak Edin Gaçanin i njohur me nofkën "Tito" dhe holandezo-marokeni Zohair Belkhair, janë të lirë dhe autoritetet nuk kanë asnjë gjurmë të tyre. Holandezët thonë se nuk e kanë idenë se ku janë ata. U raportua ndërkohë se ata janë liruar pasi oferta zyrtare për ekstradim u refuzua.

Pamje:AFP

"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.

Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.

Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке