Shije Shtëpie - Pulë me qull dhe arra nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Pulë me qull dhe arra nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

1-1,5 kg mish pule
4 lgj gjalpë+ 2 lgj vaj
4 lgj miell
5-6 thelpinj hudhër
2 lgj uthull (sipas dëshirës)
Kripë dhe piper i zi
150 gr arra

Ndajmë në racione mishin e pulës. E kaurdisim atë në një tenxhere me 2 lugë gjelle vaj e më pas mbulojmë mishin me ujë të nxehtë dhe e lëmë të ziejë për 30 minuta. Shtojmë kripë. Transferojmë mishin e pulës në një tavë. Shtojmë në të pak lëng pule, gjysmë garuzhde lëng dhe e vendosim atë në furrë në temperaturë 180 gradë.

Ndërkohë në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim në të miellin, rreth 4 lugë gjelle deri sa mielli të marrë një ngjyrë lajthi të pjekur. E shuajmë me lëng pule dhe e lëmë të marrë valë deri sa lëngu të trashet. Shtojmë hudhrat e shtypura, pak kripë, piper të zi, uthull dhe sa të marrin valë e largojmë duke shtuar arrat e copëtuara në fund fare. Mund të shtojmë qullin në tavë me mishin dhe e lëmë në furrë vetëm për 15 minuta por mund ta shërbejmë edhe menjëherë nga tenxherja me mishin e pulës së pjekur. Në fund shkrijmë pak gjalpë me piper të kuq dhe e spërkatim në sipërfaqe.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке