Qull me arra dhe pulë, sekreti i shijes sipas traditës vjetër elbasanase nga znj. Burbuqe Plangarica

Описание к видео Qull me arra dhe pulë, sekreti i shijes sipas traditës vjetër elbasanase nga znj. Burbuqe Plangarica

#rrezedielli #reporttv

Qull me arra dhe pulë

1 pulë e pjekur
250 gr arra të qëruara
3 lugë miell gruri
5 thelpinj hudhër
Kripë, Piper
Gjalpë i freskët
Lëngu i pulës së pjekur

Fillimisht vendosim pulën të ziejë dhe më pas e vendosim të piqet.
Ndërkohë grijmë arrat dhe me pas shtypim hudhrat me pak kripë në havan. Kaurdisim miellin me gjalpë të freskët derisa mielli të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë me pas arrat dhe i skuqim së bashku me miellin. Shtojmë dhe hudhrat e shtypura si dhe lëngun e ngrohtë të pulës. E trazojmë me lugë druri, rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe e servirim së bashku me pulën e pjekur duke hedhur pak gjalpë të tretur dhe piper të zi.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке