Histori me Zhurmues - Viti 1949 - Emisioni 21 - Sezoni 1 (24 maj 2009)

Описание к видео Histori me Zhurmues - Viti 1949 - Emisioni 21 - Sezoni 1 (24 maj 2009)

Tharja e kënetës së Maliqit më 1949 ishte një nga ngjerjet që u trometua si një sukses shumë i madh në ato vite. Një pjesë faktesh që lidhen me të kanë mbetur në hije, megjithëse imazhet janë parë shpesh në kinoditaret e atyre viteve. Këneta filloi të thahet në vitin 1946 dhe për të u dënuan një grup inxhinierësh dhe teknikësh të cilët u cilësuan si armiq të pushtetit.

Një nga njerëzit që u dënua për kënetën e Maliqit ishte edhe inxhinier Kujtim Beqiri. Për të folur lidhur me ngjarjen ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, i biri i inxhinierit Kujtim Beqiri, Kadri Beqiri.

“Mosrivendosja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës pati një prapavijë politike. Në vitin ’46 qeveria shqiptare krijoi mundësinë për tharjen e kënetës së Maliqit me afat 8 vite. Për të krijuar një pretekst për mosrivendosjen e marrëdhënieve me SHBA-në, ekzekutoi një grup studentësh të Shkollës Teknike. Në Nëntor të vitit 1993 duke shfrytëzuar hapësirat që u krijuan, unë mora rrugën për në Maliq. Me ndihmën e shoqatës së të përndjekurve politikë dhe bashkisë bëmë një gërmim në vendin ku është zhvilluar ngjarja. Pas disa ditësh gërmime një i moshuar vjen edhe më thotë: Vërtetë beson se eshtrat e babait mund të jenë këtu? Po i thash, por ai më vuri në mëdyshje duke më bërë edhe një herë pyetjen. Pas kësaj bisede bashkë me shoqatën e të përndjekurve politikë vendosëm të mar një grusht dhe në vendin ku është bërë ekzekutimi dhe t’i bëj babait një varr” tha Kadri Beqiri.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке