Shije Shtëpie - Gjoks pule me pure patate dhe perime në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

Описание к видео Shije Shtëpie - Gjoks pule me pure patate dhe perime në furrë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

500 gr gjoks pule

1 kg patate të ziera

1 qepë

2 thelpinj hudhra

2 speca mix

1 karrotë

4-5 kërpudha

1 filxhan çaj bizele

150 ml ujë të nxehtë

1 lugë çaj piper të kuq

Kripë + piper të zi

1 filxhan kafe kumin

-Beshameli

40 gr gjalpë

2 lugë gjelle miell

400 ml qumësht

Kripë + arrë moskat

150 gr djathë mozzarela

Fillimisht qërojmë patatet i presim në kubikë të mëdhenj, i mbulojmë me ujë me pak kripë dhe i lëmë të ziejnë për 25 min. Ndërkohë në një tigan me pak vaj kaurdisim gjoksin e pulës të prerë në kubik me brinjë 1 cm. Shtojmë qepën të grirë hollë dhe vazhdojmë përzierjen për 5 min. Shtojmë hudhrat të grira hollë dhe i përziejmë të gjithë përbërësit në tigan. Shtojmë specat në kubik të vegjël + karrotën të grirë në rende i përziejmë mirë shtojmë kërpudhat në feta + 1 lugë gjelle salcë bizele. I përziejmë për 1 min duke mos i lënë të ziejnë për 5-7 minuta duke rregullar shijen me kripë + piper të kuq + kumin.

Ndërkohë patatet e ziera i kullojmë i kthejmë në pure duke shtuar pak qumësht + kripë + piper të zi dhe 2 lugë gjelle djathë të grirë. Në një tigan shkrimë gjalpin e kauridsim për 3 min miellin, e shuajmë me qumësht e lëmë të ziejnë, shtojmë kripën + arrë moskat dhe e lëmë mënjanë. Në tava individuale ose në një tavë të vetëm, shtojmë si fillim si bazë purenë e patates mbi të shtojmë gjoksin e pulës, e nivelojmë mirë duke i mbuluar këto të fundit me pak beshamel e në fund mbulojmë tavën me djathë mozzarela për pica. Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30 min.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan  
Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan  
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Комментарии

Информация по комментариям в разработке