Djemtë e Dubait! Nga rrugët ‘e lara me ar’, në qelitë e burgut në Tiranë / Cartel, në Top News

Описание к видео Djemtë e Dubait! Nga rrugët ‘e lara me ar’, në qelitë e burgut në Tiranë / Cartel, në Top News

Në vapën e gushtit, dy shqiptarë, të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, Plarent Dervishaj dhe Julian Mece, mbërritën nga Dubai në tokën shqiptare...
Prej vitesh në arrati nga drejtësia, Dervishaj dhe Meçe, ishin arrestuar më herët nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara dhe shumë media në tiranë, folën për ekstradim, cka në fakt nuk është krejt e vërtetë.

Ndaj Plarent Dervishajt ka disa akuza nga Prokuroria e Posaçme. Mes ngjarjeve për të cilat ai akuzohet është vrasja e Klodian Saliut, Vajdin Lames dhe Artan Arsit në vitin 2005. Në këto ngjarje, Dervishaj ishte pjesmarrës, ndërsa në atentatin ndaj ish-prokurorit, Arjan Ndoja në 2019, ai ishte në rolin e porositësit, sipas dosjes së SPAK.

Mes personave të kontraktuar për vrasjen e ish prokurorit, ishte Julian Meçe. Ky i fundit dyshohet si një autorët e ngjarjes së rëndë ku humbi jetën shoferi i ish-prokurorit, Andi Maloku dhe u plagos vetë Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho.

Autoritetet shqiptare, e prezantuan kthimin e tyre në shqipëri, si ekstradim por si qëndron e vërteta...

Mes Dubait dhe Shqipërisë, nuk ka një marrëveshje ekstradimi, ndaj, individët shqiptarë, të kërkuar nga drejtësia jonë, që janë rezidentë në Dubai, mund të kthehen vetëm me dëshirën e tyre ose kur dëbohen nga vetë dubai për shkak se kanë shkelur rregullat atje.

Thënë thjeshtë, asnjë i shumëkërkuar shqiptar, nga të shumtët që kanë gjetur parajsën në dubai, nuk mund ti dorëzohet autoriteteve shqiptare përmes një procedure ekstradimi. Autoritetet tona, munden vetëm të lutem që ata të kryejnë një shkelje atje, që të dëbohen.



"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.

Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.

Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке