Histori me Zhurmues - Viti 1964 - Sezoni 2 (27 Qershor 2010)

Описание к видео Histori me Zhurmues - Viti 1964 - Sezoni 2 (27 Qershor 2010)

Një program nga Pandi Laço

Në fokusin e emisionit të sotëm të “Histori me Zhurmues”, të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço, ishte viti 1964.
Pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe përgjithësisht me vendet e Lindjes, filloi me persekutimin për të gjithë ata që kishin lidhje martesore me partnerë nga vendet e ish-kampit socialist.
Një ndër ta ishte edhe Stavri Rafaeli, tenor dhe skenograf i talentuar i Teatrit të Operas dhe Baletit, i cili është diplomuar në Pragë dhe Moskë dhe ishte një nga artistët më me zë të kohës. Ndërsa vëllai i tij, Thoma Rafaeli në atë kohë ishte major i Shtabit Qendror të Mbrojtjes Lokale Kundërajrore.
Duke mos duruar trysninë politike, të dy vendosën të çanin klonin dhe të kalonin kufirin nëpërmjet liqenit të Pogradecit.
Gracka e Sigurimit të Shtetit rezultoi fatale për vëllezërit Rafaeli. 25 vjet heqje lirie nëpër burgje dhe kampet e diktaturës për Stavrin dhe pushkatim për Thomain.
E shoqja, Maria, mjeshtrja e pianofortes internohet në Fier dhe për 25 vjet e pret duke u kthyer në një Penelopë të dytë.
I ftuar sonte ishte edhe Nuri Bylyki, një nga futbollistët më të shquar të 17 Nëntorit, që për herë të parë pas lirimit merr titullin kampion në vitin 1964. Ish-kapiteni i Tiranës në ato vite dhe më vonë trajner e shef klubi, kujtoi sukseset e ekipit, rivalitetin me skuadrat e tjera të kryeqytetit, por edhe sukseset në arenën ndërkombëtare./tvklan.al

Комментарии

Информация по комментариям в разработке