Kabllot e 'fshehta' nënujore që lidhin Shqipëri-Itali! Linja Vlorë-Otranto që në 1859 | DOSJA E

Описание к видео Kabllot e 'fshehta' nënujore që lidhin Shqipëri-Itali! Linja Vlorë-Otranto që në 1859 | DOSJA E

AUTOR: Kreshnik KUÇAJ
MONTAZHI: Ergis HASANBELLI
LEXOI: Rudi HIZMO
Çdo të enjte, ora 20:00 në SCAN TV
Në librarinë “Oliveriana” të qytetit të Pesaros në Itali gjenden tre objekte të rralla të një linje telegrafike që kanë edhe një pllakatë ku shkruhet “Linja telegrafike Otranto-Vlorë, ndërtuar për qeverinë italiane nga “Henley Company” e Londrës.
Roberto Mantovani nga Universiteti i Urbinos do t’i haste rastërisht këto objekte në një kuti që ndodhej në depot e librarisë dhe kjo do t’i jepte shkas për të realizuar një studim të plotë për origjinën e telegrafisë nëndetare në Itali.
I zhvilluar mes viteve 1830-’40 nga Samuel Mors dhe më vonë nga shpikës të tjerë, telegrafi revolucionarizoi komunikimin në distance të gjata në botë. Ai funksiononte përmes transmetimit të sinjaleve elektrike përmes një kablloje që shtrihej mes stacioneve.
Paralelisht me shtrirjen e kabllove tokësore do të realizoheshin me sukses në fund disa përpjekje për të shfrytëzuar distancat edhe më të shkurtëra që mundësoheshin nëse kaloheshin linja përmes detit.
E në këtë kuadër, do të ndërtohej për herë të parë edhe linja nëndetare që kalonte përmes kanalit të Otrantos dhe që lidhej me Vlorën, duke mundësuar kështu një stacion komunikimi mes lindjes dhe perëndimit.

Subscribe: https://www.youtube.com/c/Televizioni...

WEB:
https://scantv.al/

Facebook:
  / televizioniscan  

Instagram:
  / scan_tv  

Linkedin:
  / scantv  

TikTok:
  / scan_tv  

#scantv #ekonomi #lajme #trending #shqiperi #financa #tirana #ngjarje #investime #turizem #bursa #lendet #kabllo #vlore #otranto #henley #submarine #cable #internet #internetconnection #interestingfacts #otranto #kreshnikkucaj #dosjae #egypt

Комментарии

Информация по комментариям в разработке