Pa Gjurme- 20 vjet i humbur, familja tronditet nga lajmi: " Shtiret si grek"

Описание к видео Pa Gjurme- 20 vjet i humbur, familja tronditet nga lajmi: " Shtiret si grek"

Pjesa e pare e Pa Gjurme dt 11 Korrik Pa Gjurme- 20 vjet i humbur, familja tronditet nga lajmi:" Shtiret si grek, nuk flet me asnje shqiptar"Gjergji Zhupani u largua drejt Greqisë, në vitin 2000. Po në këtë vit ai punoi rreth 7-muaj, në një zonë të Larisës.Po në këtë vit në komunikimet e vazhdueshme që kishte me familjarët, këta të fundit pohojnë se Gjergji iu kishte thënë se kishte marrë kercënime nga dy shtetas shqiptarë atje, të cilët ishin me origjinë nga Korça. Pas kësaj telefonate dyshuese, arsyen e kërcënimeve për të cilat nuk morën vesh kurrë, Gjergji vijonte të merrte rregullisht familjen, përgjatë një muaj nga ky episod. Fundi i marsit të vitit 2000 ishte e fundit, data 25 kur familjarët humbën çdo kontakt të mundshëm me 37-vjeçarin nga Gramshi.

Familja e tij që sot jetojnë në qytetin e Durrësit prej vitesh është ende në pritje të një të vërtete mbi fatin e Gjergjit. Familja beson ende dhe sot se Panajot Bogdanos, pronari tek i cili pati punuar i riu 37- vjeçar, din të vërtetën, pasi me të ai punonte dhe jetonte në shtëpinë e tij, ndërsa merrej me punët me blegtori. Në komunikimin e fundit që ka patur, vëllai paratë që Gjergji fitoi tek pronari grek, ky i fundit ia ka dorëzuar Verionit. Ndër të tjera shtetasi grek i ka pohuar se Gjergji, i cili ishte pa letra, ndaj kjo punë zgjati tek ai nuk zgjati shumë dhe Gjergji u largua. Dyshimi i familjarëve mbetet se Gjergji mund të ketë lëvizur në një tjetër vend.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке