Top Channel/ Sulm me shpatë në Londër/ Një 36 vjeçar sulmon turmën në metro, humb jetën 14-vjeçari

Описание к видео Top Channel/ Sulm me shpatë në Londër/ Një 36 vjeçar sulmon turmën në metro, humb jetën 14-vjeçari

Një djalë 14-vjeçar humbi jetën në Londër pasi u sulmua për vdekje nga një burrë 36-vjeçar në një stacion metroje të martën. Autori 36-vjeçar dyshohet se ka sulmuar turmën e njerëzve me shpatë, duke plagosur pesë persona.

Mes tyre ishte edhe një djalë 14-vjeçar, i cili u dërgua në spital, por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra. Gjithashtu, dy punonjës policie janë shtruar në spital me lëndime të rënda, të cilët kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por jeta e tyre është jashtë rrezikut. Autori 36-vjeçar u arrestua pas sulmit, pasi u pa duke ecur në rrugë me shpatë, sipas njoftimeve të policisë.

Sipas videove të publikuara, i dyshuari shihej i veshur me rroba me ngjyrë të verdhë dhe duke tundur shpatën. “Me pikëllim të madh iu konfirmoj se një prej të plagosurve, një djalë 14 vjeç, ka vdekur. Ai u dërgua në spital, pasi ishte goditur, por vdiq pak kohë më pas”, tha shefi i policisë në Londër, Stuart Bell.

Dy civilë të tjerë dhe dy policë po ashtu janë në spital me lëndime në trup. Megjithatë, policia deklaroi se dy policët e plagosur do t’i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale. Autoritetet në Londër njoftuan se nuk ka më rrezik për komunitetin dhe nuk besojnë se ka të dyshuar të tjerë të përfshirë në këtë incident.
Pamejet: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Sulmi#Londer#TopChannelNews

Комментарии

Информация по комментариям в разработке