Kukësi i Vjetër. Si ndodhi përmbytja dhe çfarë kujtojnë banorët nga ajo periudhë.

Описание к видео Kukësi i Vjetër. Si ndodhi përmbytja dhe çfarë kujtojnë banorët nga ajo periudhë.

Rënia e nivelit të Liqenit të Fierzës ka nxjerrë në sipërfaqe edhe nostalgjinë e banorëve të vjetër përpos rrënojave të objekteve kryesore. Dy ish-banorë të Kukësit të Vjetër sjellin në vëmendje detaje dhe histori interesante përpara momentit të përmbytjes dhe më pas. Ata kujtojnë kafet e para të Kukësit, rrugët, vizitorët e huaj si dhe bashkëpunimin e shkëlqyer të kuksianëve të vjetër me zanatçinjtë e ardhur nga Prizëreni dhe Gjakova.
Kukësi tragjikisht sot nuk ka një lokal, këpuctari, berberhane, pastiçeri që daton përpara vitit 1982. Viti 1978 ishte një çast historik që fshiu një pjesë të kulturës materiale të qytetit të Kukësit, i cili më pas ishte i detyruar të niste një jetë të dyfishtë.
Zhvendosja për në Kukësin e Ri ishte një proces i gjatë dhe ndërlikuar që natyrisht u shoqërua me problematika specifike të cilat Ali Doçi, për shkak të pozicionit që mbante në atë kohë, i shpjegon qartë dhe imtësisht në këtë reportazh. E ndërsa Adem Gjana kujton infrastrukturën e qytetit si dhe ngjarje të veçanta që kanë shenjuar jetën e tij.

Комментарии

Информация по комментариям в разработке